Sherr brenda koalicionit, deputeti i PS akuzon LSI

Sherr brenda koalicionit, deputeti i PS akuzon LSI

46
SHPËRNDAJE

Deputeti socialist Vladimir Kosta ka reaguar pas akuzave që kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Luan Rama bëri sot në Kuvend në adresë të Policisë lidhur me situatën e drogës në vend e veçanërisht pas thirrjeve për nisjen e një hetimim penal për 101 ton kanabis të cilat sipas tij janë asgjësuar pa mbajtur procesverbal.

Në replikën e tij deputeti Kosta kërkon prishjen e koalicionit me LSI-në, të cilën e bën edhe përgjegjëse për nxitjen e fenomenit të kanabisit. Sipas tij, Luan Rama flet sikur ka ardhur dje nga Hëna, ndërkohë që i kujton se LSI nuk ka hyrë muajt e fundit në qeveri dhe se ka një zëvendësministër të Brendshëm.

DEKLARATA E DEPUTETIT VLADIMIR KOSTA

Luan Rama foli sikur ka ardhur dje nga Hëna

Aleatët tanë sillen sikur vetëm muajin e fundit janë bërë pjesë e qeverisë. Vetëm këto javë po zbulojnë se reformat nuk janë bërë siç duhet dhe se kanabisi është problem. Ku ishin gjatë katër viteve?

Luan Rama foli në Kuvend sikur ka mbërritur dje nga Hëna. Foli sikur nuk e njeh punën e Ministrisë se Brendshme kundër drogës. A nuk ka një zv/ministër në këtë institucion LSI?
 

LSI nuk duhet t’i shmanget përgjegjësisë në raport me drogat në Shqipëri.

Kanë nisur “gjahun” për të gjetur fajtor kur edhe vetë ata janë nxitësit e këtij problemi duke mos denoncuar asnjë rast të vetëm në kohën e zhvillimit të këtij fenomeni.
Nëse do isha në vendin e Edi Ramës nuk do e lejoja më ketë shfaqje dhe sjellje të dëmshme për qeverinë dhe PS nga aleati ynë. Sepse LSI flet dhe sillet sikur është në çadër dhe jo në qeveri.

Më mirë të marrë fund që tani koalicioni dhe të shkojmë në zgjedhje që tani, por pa këtë aleat dashakeq.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.