Shenohen rastet e para te blerjes se votes, arrestohen dy shtetas

Shenohen rastet e para te blerjes se votes, arrestohen dy shtetas

166
SHPËRNDAJE

 Regjistrohen rastet e para ku tentohet të blihen vota në këmbim të parave.

Rasti është zbuluar nga policia e Shkodrës, ndërsa burimet tw policise’ bëjnë me dije se në pranga janë vendosur Izmir Bushaj 26 vjeç banues në fshatin Kullaj, me detyre doganier në doganën e Vermoshit, së bashku me shtetasin Xhyher Bushaj.

Sipas policisë, këta shtetas u arrestuan pasi brenda automjetit ku udhëtonin, tip Hunday me targa AA797MK u konstatua një listë votuesish si dhe një sasi e konsiderueshme parash të destinuara për t’i shpërndare me qellim blerjen e votës.
Nga një vëzhgim në profilin e tij në ‘Facebook’ duket se Izmir Bushaj është simpatizant i LSI, pasi ka disa foto me ish kreun e LSI, Ilir Meta.
Kujtojmë se institucionet ligjzbatuese duke përfshirë edhe policinë u kanë bërë thirrje qytetarëve të denoncojnë rastet ku konstatohet shkelja e ligjit si dhe cenohet procesi zgjedhor.
Sipas ndryshimeve të reja në Kodin Penal, shitblerja e votës dënohet në mënyrë taksative nga 1 deri në 7 vite burg. Nuk do të ketë masa ndëshkimore si gjoba por vetëm burg për ata që do të tentojnë tjetërsimin e vullnetit të lirë të votuesve shqiptarë. Kjo vepër penale, do të jetë e paamnistueshme.
Do të dënohet nga 1 deri në 7 vite burg marrësi dhe dhënësi i kartave të identitetit. Shpërdorimi i autoritetit policor për të influencuar në mbështetjen e një partie politike do jetë vepër penale dhe të dënohet deri në 5 vjet burgim. Përdorimi i të mjeteve publike, veprimtarisë shtetërore apo i burimeve financiare ose njerëzore, për zgjedhje, do dënohet vetëm më burgim, nga 1 deri ne 4 vjet. Po kështu ndryshimet në Kodin Penal parashikojnë ashpërsim të dënimeve për të gjitha veprat e tjera penale në fushën e zgjedhjeve, duke i parashikuar të gjitha si krime.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.