SHBA “shuplakë” Bashës: Trump nuk e mbështet protestën e PD-së

SHBA “shuplakë” Bashës: Trump nuk e mbështet protestën e PD-së

78
SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara deklarojnë se asnjë prej çështjeve të mprehta të aktualitetit politik në vend nuk duhet të jetë shfajësim për bojkotin e Parlamentit, bllokimin e zgjedhjeve dhe Reformës në Drejtësi.

Në përgjigje te interesimit te Top Channel, ambasada amerikane ne Tirane tha se administrata e Trump nuk e mbështet protestën e Partisë Demokratike. SHBA apelojnë për dialog mes palëve.

Pas kthimit nga Shtete e Bashkuara të Amerikës, Lulzim Basha ka deklaruar se ka marre mbështetje për kauzën e opozitës, gjatë takimeve me zyrtare të administratës se Presidentit Trump si edhe me senatore e kongresmenë.
Top Channel iu drejtua ambasadës së Shteteve të Bashkuara ne në Tiranë dhe e pyeti se në çadër zoti Basha duket se pretendon se ka mbështetjen e administratës Trump për protestën e PD. A është kjo e vërtetë?
Përgjigjja e një prej zëdhënësve të Ambasadës ishte kjo: “Jo. Qeveria e Shteteve te Bashkuara mbështet zgjedhje të lira dhe të ndershme, dekriminalizimin dhe luftën kundër narkotikeve, por këto çështje nuk duhet të përdoren si shfajësime për të bojkotuar parlamentin, për të bllokuar zgjedhjet apo për të vonuar zbatimin e reformës së gjyqësorit. Nxisim dialogun midis qeverisë dhe opozitës për t’i zgjidhur këto”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.