“Saimir Tahiri drejt arrestit ndërkombëtar, 3.5 ton drogë u transportuar me skafin...

“Saimir Tahiri drejt arrestit ndërkombëtar, 3.5 ton drogë u transportuar me skafin e tij”

122
SHPËRNDAJE

Sali Berisha, në një status të tij shprehet se ai është drejt arrestit ndërkombëtar si dhe se me skafin e Tahirit u transportuar 3.5 ton drogë drejt Italisë, ditën që Edi Rama po bënte një vizitë në Bernë.

Postimi i Sali Berishes

Zhvillim klamoroz, kapet banda e Saje qorrit. Vet Saje drejt arrestit ndërkombëtar!

Miq! Arrestohet në Itali famozi Moisi Habilaj, tezaku që transportoi 3.5 ton drogë me skafin e Saje qorrit në Itali.

Po ju rikujtoj këtu se Habilajt, sipas kontrollit të TIMS kanë transportuar drogë jashtë vendi 27 herë me makinën e kushos-bandit ministër Saje qorri, dhe ky trafik, i denoncuar nga Zagami, i kushtoi postin këtij të fundit, pasi Saje qorri e shkarkoi atë dhe e dha për ndjekje.

Atij, Konfederata Helvetike i dha azil politik pikërisht ditën e vizitës së Edi Ramës në Bernë. Gjithashtu, 3,5 ton drogë në Itali, sipas burimeve të sigurta të vendit mik, është transportuar me skafin e Saje qorrit, të cilin ai e bleu dhe e la në “ruajtje” tek Habilajt dhe pas disa denoncimeve që kemi bërë në parlament Saje qorri u detyrua të bëjë një akt shitje fallco të skafit të tij, po tek Habilajt! Priten zhvillime klamoroze! sb”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.