Reagon Donald Lu per ceshtjen Tahiri:Publiku duhet të dijë

Reagon Donald Lu per ceshtjen Tahiri:Publiku duhet të dijë

74
SHPËRNDAJE

Ambasadori i SHBA-së në Tiranë ka reaguar në lidhje me vendimin e djeshëm të parlamentit që ndaloi Prokurorinë e Krimeve të Rënda që të arrestonte ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, për akuzat e trafikut të drogës dhe për korrupsion.

‘Publiku duhet të dijë të vërtetën për çështjen ‘Tahiri’. Nuk më takon mua të them nëse Tahiri është i fajshëm apo i pafajshëm. Por në 27 vite në Shqipëri politikanet nuk janë dënuar’, është shprehur ambasadori Lu.

“Jeni duke parë se si po shkruhet historia. Në komunizëm dërgoheshin të pafajshëm në burgje. Ne kemi parë se në 27 vite shumë politikanë i kanë shpëtuar drejtësisë. Nuk më takon të them nëse Saimir Tahiri është fajtor apo jo” tha ai.
Ndër të tjera, ambasadori Lu tha se askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe publiku duhet të dijë të vërtetën për çështjen ‘Tahiri’. “Askush nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe publiku duhet të dijë të vërtetën për çështjen ‘Tahiri’. Nëse është pa faj duhet ta dini, nëse ka faj duhet të përballet me drejtësinë”- tha Lu

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.