Reagojne dy gjyqtaret qe u revekua viza amerikane

Reagojne dy gjyqtaret qe u revekua viza amerikane

50
SHPËRNDAJE

Një ditë pas publikimit të listës së disa prej njerëzve të drejtësisë të përfolur se u janë revokuar vizat amerikane, një prej tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese pretendon se prej gjashtë vitesh nuk ka aplikuar për vizë. Përmes faqes zyrtare të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarja Vitore Tusha e vlerëson këtë informacion si të pavërtetë.

“Gjyqtarja Tusha bën me dije se që nga viti 2010 nuk ka aplikuar asnjëherë për vizë amerikane dhe nuk ka qenë poseduese e vizës amerikane. Po ashtu, që prej këtij viti nuk ka pasur asnjë komunikim apo kontakt me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara për çështje vizash, qoftë personale apo familjare”, ka deklaruar Tusha.

I befasuar është edhe anëtari i Gjykatës së Lartë, Artan Broci, i cili pohoi: “Nuk kam vizë që prej vitit 2001, i ftuar nga Departamenti të Shtetit për një trajnim për pronësinë intelektuale, me gjyqtarë nga 7 shtete të Ballkanit. Që prej atëherë as kam aplikuar, as jam thirrur dhe as nuk disponoj vizë amerikane. Kam përshtypjen se është një ngatërresë”.
Ambasada Amerikane njoftoi se nga 71 njerëz të drejtësisë që ishin pajisur me viza para 26 janarit, zyrtarët konsullorë u kanë revokuar vizat 23 prokurorëve dhe gjyqtarëve. Por për shkak se të dhënat vlerësohen konfidenciale, ambasada nuk ka komentuar asnjë rast individual./ tch

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.