Rama:90% e Shqiptareve duan drejtesi

Rama:90% e Shqiptareve duan drejtesi

24
SHPËRNDAJE

Gjatë fjalës në seancën parlamentare, kryeministri Edi Rama është ndalur tek reforma në drejtësi dhe vettingu, të cilat sipas Ramës i kërkon rreth 90% e shqiptarëve. Gjithashtu kryeministri tha se pavarësisht reformave dhe rritjes ekonomike kjo sërish nuk mjafton dhe duhet ende punë.

“Fillimi i vettingut është padyshim për ata që kanë mend, pra rreth 90 % e shqiptarëve. Pa asnjë diskutim rritja e ekonomike që ne kemi arritur përmes reformave është e pamjaftueshme. Kush ka pakënaqësi dhe inat në të cilën ndodhet, të vetmin aleat që ka është kjo shumicë qeverisëse. Edhe ne jemi të revoltuar në përpjekjen tonë për t’i hapur rrugë vetingut duke pastruar pallatin e drejtësisë si dhe pastrimin e rrugës nga një pengesë e madhe që është një nga arsyet pse Shqipëria nuk ka bërë aq sa duhet në 20 e ca vite, edhe pse Shqipëria mund të bëjë shumë më tepër me potencialet e veta”- tha Rama.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.