Rama: Të nisin procedurat për shkarkimin e Klement Zgurit dhe Agron Kapllanajt.

Rama: Të nisin procedurat për shkarkimin e Klement Zgurit dhe Agron Kapllanajt.

719
SHPËRNDAJE

Partia Socialiste do të nisë procedurat për shkarkimin e kryebashkiakut të Mallakastrës, Agron Kapllanaj me pretendimin se është subjekt i ligjit për dekriminalizimin. Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, tha se do të shihet mundësia për nisjen e proçedurës për shkarkimin e Kapllanajt. “Me ekspertët e Kryeministrisë po shikohet edhe mundësia e shkarkimit të kryetarit të Bashkisë së Mallakastrës si i ndëshkuar nga gjykata italiane që përbën objekt dhe subjekt të ligjit të dekriminalizimit. Fakti që ka në xhep teserën e PD nuk e bën as me imunitet ndaj ligjit as virgjëreshë në raport me veprën që ka kryer”, tha Rama.

Gjithashtu, Rama kërkoi nisjen e proçedurës për shkarkimin e kryetarit të KQZ-së, Klement Zguri, pasi sipas socialistëve ai ka shkelur rëndë ligjin duke fshehur dosjen e dënimit të kryebashkiakut të Mallakastrës.Sipas socialistëve, kryetari i KQZ me paramendim ose në ndikimin e PD vendosi që të fshehë vendimin e prokurorisë për Agron Kapllanajn.

“Zguri ka kryer shkelje të rënda të ligjit duke shtyrë jetën politike të të zgjedhurit të PD. Shembulli konkret është i pa tolerueshëm. Kapllanaj është i dënuar me dy vite burg për vjedhje në Itali. Është konfirmuar që ky dënim e bën të papajtueshëm dhe të pavlefshëm mandatin, ndërsa kryetari i KQZ nuk e shqyrtoi.

Megjithatë grupi i PS ka ndjekur të gjithë procedurën dhe ka monitoruar rastin dhe sot jemi në situatën që grupi i PS duke konstatuar që një zyrtar i lartë shkel ligjin duhet të marrim një vendim për të kërkuar shkarkimin e kryetarit të KQZ. Kryetari është për shkak të besimit që kemi investuar te ky njeri, lidhur me marrëveshjen e 18 majit për zgjedhjet e 25 qershorit. Ne duhet të fillojmë procedurat për shkarkimin e Zgurit” , thuhet në një vendim të grupit parlamentar socialist.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.