Rama: Të goditen kokat e krimit dhe policët e implikuar

Rama: Të goditen kokat e krimit dhe policët e implikuar

38
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama i pranishëm sot në Zyrën Operacionale të Situatës, i bëri thirrje Drejtorit të Policisë, Haki Çako, që të goditen kriminelët në vend si dhe dënimin e policëve të implikuar në aktivitete të paligjshme.
“Të angazhohemi për goditjen e krerëve të grupeve kriminale dhe sekuestrimin e aseteve. Policia ka bërë një punë shumë të mirë në këto 46 muaj por jemi të vetëdijshëm se në kuadër të goditjes së kokave dhe sekuestrimin e aseteve ka shumë për të bërë. Është një nen i vjetër në Kodin Penal por që tani po gjen zbatim me vendosmëri dhe është mesazh i qartë për të gjithë ata që implikohen në këtë aktivitet, duke menduar se do ta hedhin sërish lumin siç e kanë hedhur në të shkuarën’ u shpreh kreu i qeverisë.
Rama gjithashtu vlerësoi punën e policisë të bërë në luftën kundër kanabisit, duke tentuar të fshijë nga harta e territorit të Shqipërisë të gjithë drogën. 
“Partnerët tanë italianë nuk janë formalitet në këtë vend, por janë bashkëpunëtorë të një pune të jashtëzakonshme që po kryhet në një proces aspak të lehtë. Ky bashkëpunim e ka ngushtuar hapësirën e krimit. Besoj që kjo është një punë sistematike nga ana e qeverisë dhe e policisë së shtetit që prej ditës së parë kur ne nisëm këtë betejë të gjatë. Kjo është edhe shprehje kuptimplotë e të vërtetës se pavarësisht trashëgimisë së vështirë, suksesi spektaktolar i arritur në Lazarat po bëhet i tillë në të gjithë hartën e territorit të vendit.

Gjirokastra është një qark me shifrat zero në kultivimin e kanabisit, ashtu sikurse ka mbërritur Elbasani e Korça. Ndërkohë që kemi ulje drastike në shifra minimale të kultivimit. Policia ka këmbëngulur të hyjë në skutat më të errëta duke marrë parasysh edhe rreziqet në terrene të vështira, dhe duke pësuar dhe lëndime të lehta në njerëz. Prania e kanabisit 27 vjet në Shqipëri, pavarësisht zhdukjes së grupeve kriminale, kjo do të lërë gjurmët e veta. Objektivi i parë themelor duhet të jenë në këtë proces kriminelët dhe më pas bimët, jo bimët dhe pastaj shohim e bëjmë për kriminelët,” tha Rama

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.