Rama sulmon ashpër Metën: Je sponsorizuar për të bllokuar zgjedhjet

Rama sulmon ashpër Metën: Je sponsorizuar për të bllokuar zgjedhjet

36
SHPËRNDAJE

Kreu i PS-së dhe bashkëkryetari i koalicionit qeverisës, Edi Rama ka sulmuar ashpër kreun e LSI-së dhe Kuvendit, Ilir Meta.
Duke folur në sallën e parlamentit, Rama ka hedhur akuza ndaj Metës, duke i thënë se është sponsorizuar për të bllokuar zgjedhjet.
“Nga ana tjetër, përpjekja për tu thënë shqiptarëve se pavarësisht të gjithëve se zgjedhjet pa opozitën nuk mund të bëhen është një zgjedhje e sponsorizuar e paguar mbi dorë apo nën dorë, me para apo me peshqeshe për të treguar një të pavërtetë që në thelbin e vet është qesharak sepse nuk është opozita zyrtare që e prodhon lirinë, është liria ajo që prodhon”, tha Edi Rama gjatë fjalës së tij.

Sipas kryeministrit “e vërteta e thjeshtë është opozita është liri, nuk është një parti që ka emër, një flamur, ca njerëz. Se një parti mund të jetë ose jo, por nuk ka shans që në një vend bën zgjedhje dhe kur zgjedhjet garantojnë pjesëmarrjen dhe procesin e votimit të popullit
Vetë PD mund të rigjenerohet nga ky proces. Në fund fare unë nuk kam parë në histori ndonjë qeveri për të pasur besimin apo pëlqimin e opozitës,. Kjo nuk është përgjegjësi e politikës.
Partitë që qeverisin nuk e kanë detyrë të forcojnë ato që kanë kundër por të garantojnë që të kenë kushtet e votimit nga populli.
Vënia në dyshim është përpjekje e dëshpëruar në thelb është qesharake dhe të na bëjë qesharakë të gjithëve duke na bërë të nxjerrim nga lumi gurin e hedhur nga budallallëku
E kam thënë dhe e përsëris: është gjithçka që opozita e konsideron të nevojshme për të pasur ajo vetë një lehtësi për të hyrë në rrugën ligjore të ballafaqimit me popullit, gjithçka që ka të bëjë me legjislacionin”. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.