Rama shkarkon 4 ministra,Basha: Karikaturë e shëmtuar e Rilindjes

Rama shkarkon 4 ministra,Basha: Karikaturë e shëmtuar e Rilindjes

28
SHPËRNDAJE

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nga ‘çadra e lirisë’ ka reaguar në lidhje me shkarkimin e 4 ministrave të kabinetit qeveritar ‘Rama’, duke e cilësuar një karikaturë të shëmtuar të Rilindjes.

“Ajo që po ndodh pak metra më tej është një karikaturë e shëmtuar e të vetëquajturës Rilindje. Ai ka ndërtuar një aleancë të rrezikshme. Kjo është aleanca midis politikës dhe krimit. Ky është inkriminimi i kësaj partie. Ky nuk ka për detyrë të bëjë karikaturën apo qypa balte që të mbushë zyrën e tij. Ai nuk po e dëgjon zërin e qytetarëve. Ai ka pasur për detyrë që të dëgjojë zërin e qytetarëve. Ta dëgjojë mesazhin që shqiptarët e bashkuar i kanë dhënë që në 18 shkurt. Nuk jemi mbledhur këtu as për koka turku, as për koka kecash, as për delesh. Jemi mbledhur këtu për një mision; zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Si mendon ai se ne do ja vëmë fajin Lindita Nikollës për kanabizimin e Shqipërisë? Apo ndonjë personi tjetër. Ky ka qenë produkt i vendimeve politike që Rama ka marrë për të sjell krimin në pushtet. Ai nuk kishte besim se qytetarët do të ngriheshin. Ngritja popullore rritet nga ora në orë. Nuk jemi këtu për një ekspozitë politike, na mjaftojnë që të shijojmë ekspozitat e Bujar Kapexhiut. Ai vazhdon nxjerr zbuluar interesat e tij. Ai solli kriminelët në listat e PS. Siç sakrifikoi ekonominë e shqiptarëve, duke mbushur vendin me drogë. Protesta do të vazhdojë deri në largimin e Ramës.”, theksoi Basha

Më tej kryeopozitari pohoi se shqiptarët nuk e hanë sapunin për djathë. “Ky nuk ka qenë një nënprodukt i shërbëtorëve por një produkt i drejtpërdrejtë i Edi Ramës. Nuk jemi këtu për të ngrënë sapunin për djathë apo Tahirin për Ramën. Ne nuk largohemi nga këtu pa u dorëhequr Edi Rama” pohoi ai.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.