Rama prane Merkel ne samitin e NATO-s ne Bruksel

Rama prane Merkel ne samitin e NATO-s ne Bruksel

77
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në Samitin e NATO-s në Bruksel përkrah kancelares gjermane Angela Merkel. Në samit nuk kishte si të mungonte dhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, e cila ishte dhe përballja e parë me kryeministrin shqiptar Edi Rama.

 

Rama dukej i buzëqeshur teksa ecte me grupin e tjerë të liderëve në samit. Si për koincidencë, kreu i qeverisë kishte kombinuar kravatën e tij me xhaketën e kancelares gjermane.

Gjatë samitit të NATO-s, Presidenti Donald Trump bëri thirrje të përsëritura për të ndalur terrorizmin.

Në takimin e liderëve ishin dhe presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, presidenti i sapozgjedhur francez, Emmanuel Macron, dhe kryeministri grek Alexis Tsipras.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.