Rama ne Zvicer  kapet me gazetarin qe e “provokoi”

Rama ne Zvicer  kapet me gazetarin qe e “provokoi”

57
SHPËRNDAJE

TIRANE- Gjatë vizitës së tij në Zvicës kreu i qeverisë, Edi Rama është takuar me Presidenten e këtij vendi, Doris Leuthard, por jo gjithçka a shkuar ashtu siç duhet në konferencën e përbashkët për mediat. Siç shkruan gazeta zvicerane “Le Temps”, kryeministri shqiptar Edi Rama është “kapur” me një gazetar, pas pyetjes “provokative” të këtij të fundit.

Ai e ka pyetur Ramën për ish¬efektivin e Policisë së Vlorës, Dritan Zaganin, që ka marrë azil në Zvicër dhe që ka akuzuar ish-ministrin Tahiri se ka patur lidhje me trafikun e drogës. “Vizita juaj vjen në një moment kur Zvicra ka dhënë azil politik për herë të parë për një ish¬-drejtori policie që denoncoi bashkëpunimin e zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar me trafikantët e drogës, përfshirë edhe kryeministrin. A ishte kjo temë e bisedimeve me Presidenten Leuthard?”

Ishte kjo pyetja që e bëri kryeministrin shqiptar t’i përgjigjet ashtu siç di vetë.“Gazetarët qenkan njësoj, si në Zvicër ashtu edhe në Shqipëri. Kjo qenka fantastike”, tha Rama me ironi, duke iu shmangur pyetjes.
Kur mori fjalën, Presidentja Leuthard ishte më e qartë: “Unë mund t’ju them se ne folëm për ekzistencën e trafikut të drogës në Shqipëri. Unë krijova përshtypjen që qeveria shqiptare e merr shumë seriozisht problemin e korrupsionit dhe po bën ç’është e mundur për ta luftuar” tha ajo.
Mes të dyve u nënshkruan dy marrëveshje. Zvicra është mes shteteve kryesore që kontribuojnë me donacione në Shqipëri.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.