Rama-Mustafa-Vuçiç sherr ne darken , në Sarajevë

Rama-Mustafa-Vuçiç sherr ne darken , në Sarajevë

99
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama, Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiç darkuan sonte në restoranti “Libertas” në Sarajevë.


Gazeta serbe “Blic” shkruan se në darkën mes tyre pati një përplasje verbale mes Mustafës dhe Vuçiçit. Kjo për shkak se Kryeministri i Kosovës nënshkroi një pr/ligj që synon shtetëzimin e pronave të ish-Jugosllavisë.
Siaps Blic, Vuçiç iu drejtua Mustafës duke i thënë: “Çfarë po ndodh me grabitjen e pronave serbe në Kosovë? Ti ke ardhur vetëm apo me ndihmën e dikujt tjetër”?
Pas këtij momenti, situata ka qenë e tensionuar gjatë gjithë darkës, por pavarësisht debatit askush nuk u largua nga darka.
Ndërkohë nuk ka informacione rreth rolit të Kryeministrit Edi Rama, i cili sikurse shihet në foto është ulur në krah të Kryeministrit serb dhe përballë tyre në cepin tjetër të tavolinës ishte ulur Kryeministri i Kosovës. Nuk dihet nëse Rama ka ndërhyrë në debatin Mustafa-Vuçiç.


Të pranishmit e tjerë në darkë kanë qenë ambasadorët e Shqipërisë dhe të Serbisë dhe ministri serb i Marrëdhënieve Ekonomike me Jashtë.


Kryeministri Rama do të duhet të shpjegojë se çfarë ndodhi në darkën “sekrete” në Sarajevë dhe nëse mbështeti homologun kosovar. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.