Rama: Ministri im një qen që leh. 

 Rama: Ministri im një qen që leh. 

80
SHPËRNDAJE

Pas akuzave të forta ndaj Policisë së Shtetit nga një anëtar i kabinetit të tij, ministri i Mjedisit Lefter Koka, Kryeministri Edi Rama i ka kthyer sot një përgjigje publike pa shumë komente, por thjesht duke ‘i përplasur syve” ministrit të tij një statistikë.
Rama ka publikuar një grafik me këtë shënim: “Pas anketimit të bërë disa muaj më parë nga Komisioni Europian, Policia e Shtetit konfirmohet përsëri si institucioni më i besuar i shqiptarëve në Indeksin e Besimit tek Institucione.” Në fund, kryeministri ka shtuar simbolin e fytyrës që qesh dhe lidhjet: Rilindje/ Shqipëria e GjeneratësTjetër/ Qentë Le Të Lehin Karvani do Ecë Përpara. 
Image
Disa nga deklaratat e Kokës në intervistën e marrë nga Ora News
“Do të kërkoja ti bëja thirrje në fakt eksponentëve të policisë së shtetit mos ikën në drejtim të paduhur, drejtimi i duhur është të ruajnë rendin. Po shohim këtë fenomen të rëndë, ku po bëhemi gazi i Europës me sasinë e kanabisit të mbjellë…
Janë qindra punonjës të policisë që paguhen nga taksapagues shqiptarë dhe nuk duhet të jenë tutorë disa të fortë në qytete të ndryshme.
Durrësi sot është një qytet i heshtur ku nuk po mundet dot të dalë nga zgjedha e krimit dhe nga ajo dhunë policeske… 
Nëse je një anëtar kabineti nuk mund të komunikosh me një drejtor policie edhe nëse shef një ngjarje të rëndë si qytetar. Konsiderohen si monopol, si djem që janë në shërbim të dikujt, por kjo nuk është policia që i shërben shqiptarëve. Policia e Shtetit është ajo që realisht lufton fenomenin. Sot ka ardhur dita për të thënë mjaft më…
Dehja nga pushteti dhe paraja i ka berë njerëzit të shkëputen nga realiteti. Ajo bandë e vogël e strukturave të policisë së durrësit po dhunon policinë e Durrësit. Policia ka shkuar në drejtim të paditur…”

 
JA INTERVISTA ME LEFTER KOKEN
Si po funksionin koalicioni, duke pasur parasysh se prej muajsh ka një tension mes dy partive, PS dhe LSI?
Lefter Koka: Është e vërtetë, tensionet në një koalicion ndoshta janë të natyrshme dhe si burim kanë mosmbajtjen e fjalës ose të premtimit nga njëra palë. Ajo që sot evidentohet është ku unë do ta lokalizoj situatën në qarkun e Durrësit ku shoh shumë nga strukturat e larta të PS ku lajkmotivi i tyre me sipmatizantë të tyre është një dhe i vetëm: Nuk kemi kundërshtarë PD por LSI. Kjo nuk i shërben as të tashmes dhe as të ardhmes. Unë nuk mendoj që është kryetari i PS ose kryeministri që nxit të tillë komunikim me strukturat nga simpatizantë, por eksponentë të caktuar ku kanë kërkuar ti volvojnë dhe punonjës të policisë dhe kjo është akoma më e rëndë ku rrezikon të sjellë destabilitet dhe rrezikon të kemi zgjedhje jo me standarde. Është një gjë për të thënë, LSI në Durrës ndoshta mund të funksiononte me kreun e PD Oerd Bylykbashi, ose me Bashën, por nuk funksionon as me Lefter Kokën dhe as Ilir Metën.
Do të kërkoja ti bëja thirrje në fakt eksponentëve të policisë së shtetit mos ikën në drejtim të paduhur, drejtimi i duhur është të ruajnë rendin. Po shohim këtë fenomen të rëndë, ku po bëhemi gazi i Europës me sasinë e kanabisit të mbjellë në territor dhe këto fenomene kanë bërë që të ketë pasur edhe reaksione, sic ishte zoti Manjani. Detyra e policisë është të parandalojë një krim dhe jo më mos jetë në gjendje të parandalojë dot rritjen e një bime.
Janë qindra punonjës të policisë që paguhen nga taksapagues shqiptarë dhe nuk duhet të jenë tutorë disa të fortë në qytete të ndryshme. Sot nuk ka të fortë. Do të mbajnë përgjegjësi ligjore ata eksponentë të policisë që janë bashkëpunëtorë të ngushtë të atyre që kultivojnë, por njëkohësisht loja që sapo ka nisur për të bërë presion dhe për ta vënë policinë e shtetit në funksion të presioneve do të marrin përgjigjen e merituar.
Ora News: Si mund të kemi një parandalim që në rrënjë të fenomenit?
Koka: Unë do tju sillja në vëmendje rastin e avionit të Durrësit që fatkeqësisht dhe për një rast banal arriti të ndalte në atë fushë të imporvizuar dhe do të duhej Ndoka nga Parlamenti që të denonconte. Ai i cili dispononte atë truall, që ishte transformuar në një fushë avioni nuk ishte paguar akoma për qeranë e tokës. Në mëngjes bëri një kanal për të penguar uljen e avionit.
Ora News: A ka krizë në koalicion dhe rrezikohet futja në koalicionin në zgjedhjet e 2017?
Koka: Unë nuk do ta konsideroja thjesht një krizë. Nëse koalicionin nuk do të funksionojë si i atillë do të bëhemi palë dhe do të ndihmojmë njëri-tjetrin edhe për të gabuar. Në rastin në fjalë po diskutojmë për kanabisin, i cili është bërë një fenomen kombëtar. Nëse i themi shqiptarëve se po bëjmë një punë të suksesshme unë besoj kërkojmë ti fyejmë sepse realiteti është i prekshëm.
E gjithë zona e Durrësit ka qenë e mbjellë me kanabis dhe të mbjellësh kanabis në një cikël tre mujor kërkon punonjës, dhe në çdo rast disa pemë në një lartësi dy metra ka pasur ndërhyrje nga policia me të njëjtin format dhe shou.
Në Shqipëri nuk duhet të ketë dhe nëse ka, ka bashkëpunëtorë me atë që e kultivojnë, nuk janë fshatarët që punojnë për të mbijetuar, jana ata njerëz që kanë lidhjet e tyre dhe po ju garantoj kjo vjen ku ka një nepotizëm me një organizatë bashkëpunimi me njerëz që bëjnë këtë aktivitet të paligjshëm. Këta njerëz kanë vetëm një lajtmotiv: Si do mundemi dot të qëndrojmë në këtë pushtet dhe është emergjente ndërhyrja. Duhet një komision vlerësimi për të parë se çfarë bëhet.
Koka: Durrësi sot është një qytet i heshtur ku nuk po mundet dot të dalë nga zgjedha e krimit dhe nga ajo dhunë policeske. Jam i bindur që në 18 qershor do të dinë të votojnë dhe të clirohen. Në qendër të Durrësi, i cili është një katrahurë në trafik nëse ndodh janë rrugët e hapura, pra dikush njofton policine që të hapen rrugët dhe të kalojë makina.
Nëse je një anëtar kabineti nuk mund të komunikosh me një drejtor policie edhe nëse shef një ngjarje të rëndë si qytetar. Konsiderohen si monopol, si djem që janë në shërbim të dikujt, por kjo nuk është policia që i shërben shqiptarëve. Policia e Shtetit është ajo që realisht lufton fenomenin. Sot ka ardhur dita për të thënë mjaft më.
Edhe fakti i të qenit në koalicion sigurisht ka patur disa gjëra vendime të marra që kemi ndihmuar njëri-tjetrin. Por shpesh herë kam qenë i kufizuar dhe kam thënë pse LSI të bëhet pjesë e një vendimmarrje të gabuar, ne jemi pjesë e qeverisjes dhe të kuptohemi si në cdo vend, roli i liderit të një qeverie është më i madh. Kjo është filozofi e Metës. Ne jemi të prirur për të patur tolerancën në plan të parë, për shkak të këtij koalicioni kemi kërkuar të jemi tolerantë jashtë atyre limiteve njerëzore. Jo për të fajësuar zotin Meta, madje disa deputet kanë qenë kritikë ndaj zotit Meta, edhe unë personalisht i kam thënë që nuk mund të mbajmë disa kosto që moralisht nuk duhet ti bëjmë. Sic është rasti i Durrësit, ku ka një bashki, ka një arrogancë të tejskajshme. Ne i dhamë 18 mijë vota atij koalicioni në zgjedhjet vendore dhe ka qenë zoti Meta që kemi bërë bisedë të drejtpërdrejtë dhe është thënë në mbledhjen e kryesisë në qarkun e Durrësit, Lefter Koka ti rrezikon edhe postin e ministrit nëse LSI nuk e voton 100% kandidatin e aleancës. Çna ndodhi ? Na ndodhi ku në Lezhë patëm tradhëtira nga më të habitshme, na ndodhi që në Pogradec patëm tradhëtira nga më të habitshme dhe nuk morëm një faleminderit për qarqet që dhamë kontribut. Sot duhet të ishte Grida Duma kryetare bashkie, jo Vangjush Dako.
Dehja nga pushteti dhe paraja i ka berë njerëzit të shkëputen nga realiteti. Ajo bandë e vogël e strukturave të policisë së durrësit po dhunon policinë e Durrësit. Policia ka shkuar në drejtim të paditur, ata njerëz kanë një detyrë dhe një funksion, të bëjnë fituese forcën e tyre politike.LSI është e rritur dhe ka dimesionet për të vetëqeverisur Shqipërinë

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.