Rama mbledh Komitetin e Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile.Situata në Jug...

Rama mbledh Komitetin e Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile.Situata në Jug kritike

23
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama mblodhi rreth orës 18:00 të së premtes Komitetin e Koordinimit dhe Menaxhimit të Emergjencave Civile.
Reshjet që kanë goditur vendin në 24 orët e fundit cilësohet si reshjet më të mëdha në vlerë absolute në histori nga Emergjencat Civile. 

Parashikimet nga specialistët e EC bëjnë fjalë për një përmirësim të lehtë të situatës në veri të vendit, por kërkojnë vëmendje në jug, ku në fundjavë kërcënimi më i madh mbërrin nga Vjosa dhe Semani.
Sipas Emergjencave Civile, prurjet në Vjosë dhe Seman në datën 2 dhe 3 pritet të dhjetëfishohen në krahasim me prurjet para fillimit të reshjeve.
EC thotë se situata do të ketë një përmirësim të lehtë në datën 4 dhjetor e në vijim.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.