Rama e Meta darkojnë bashkë nën “presionin” e protestës

Rama e Meta darkojnë bashkë nën “presionin” e protestës

41
SHPËRNDAJE

TIRANE– Situata politike në vend, protesta e opozitës dhe ecuria e reformave në vend, ka ulur bashkë në një tryezë kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Kuvendit Ilir Meta. Mësohet se dy liderët e partive të shumicës në vend, po darkojnë së bashku mbrëmjen e sotme.

Ende nuk dihet se ku po zhvillohet ky takim, ku mendohet se po diskutohet në kuadër të zhvillimeve të fundit politike në vend.
Nga emisionin i gazetares Eni Vasili “Studio e Hapur” në “News 24”, ish-kryeministri Berisha e ka komentuar këtë darkë si të fundit në bashkëqeverisjen e tyre.
“U bëftë mirë si darka fundit e qeverisjes së tyre, populli ka mendje tjetër, ka dëshirë që ata të ikin”, tha Berisha.
(el.sp/BalkanWeb)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.