PS-LSI votojne për komisionin ad hoc, jashte loje PDIU

PS-LSI votojne për komisionin ad hoc, jashte loje PDIU

33
SHPËRNDAJE

Kuvendi u mblodh pasditen e sotme në një seancë të jashtëzakonshme plenare ku shqyrtoi krijimin dhe përbërjen e komisionit ad hoc për verifikimin e kandidatëve për institucionet e rivlerësimit, që do të verifikojë kandidatët e institucioneve të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve shqiptarë.

Vetëm Shpëtim Idrizi, kryetari i PDIU-së nuk ka marrë votat e nevojshme për të qenë anëtar i komision ad hoc për vettingun. Deputetët e Kuvendit, pa opozitën miratuan kandidaturat e dy anëtarëve të PS-së Vasilika Hysi, Ulsi Manja dhe atë të LSI-së, Luan Rama.
 
Ulsi Manja- 78 vota pro, 1 kundër, 1 abstenim

Vasilika Hysi- 80 pro, 1 kundër, 1 abstenim

Luan Rama- 85 pro, 1 abstenim

Shpëtim Idrizi- 23 pro, 7 kundër, 50 abstenim
Institucionet e rivlerësimit përbëhen nga tre organe: nga Komisioni, nga Kolegji i Apelimit dhe nga dy Komisionerë publikë dhe zëvendësat e tyre, në total janë 27 anëtarë të këtyre strukturave. Por në kushtet kur opozita ka bojkotuar parlamentin, ngritja e komisionit ad hoc mbetet e bllokuar, pasi ka përbërje të barabartë anëtarësh, 3+3, nga maxhoranca dhe opozita. Në kushtet e bojkotit nga opozita edhe komisioni nuk ka fuqi vendimmarrëse.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.