Protestuesit ikin nga çadra,  bashkë me Bashën shkojne ne selinë blu

Protestuesit ikin nga çadra,  bashkë me Bashën shkojne ne selinë blu

32
SHPËRNDAJE

 Nuk dihet nëse fjalimi i orës 22:00 në çadrën e protestës, në ditën e 90-të të saj do të jetë i fundit që bëri Lulzim Basha, por fill pas fjalës së tij, protestuesit e kanë shoqëruar drejt selisë së Partisë Demokratike.

Të gjithë kanë hyrë në selinë blu dhe nuk dihet me saktësi se çfarë po ndodh. Dëgjohen zhurma e duartrokitje. “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, bërtasin ata.
 

 

Ndërsa Basha dëgjohet teksa iu thotë protestuesve: “Rrini sa të doni e si të doni në shtëpinë tuaj”.
Ndërsa duket sikur festojnë “rrëzimin e gjysës së qeverisë”, siç artikuloi më herët lideri i PD-së, nuk dihet a do të vendosin sot për të çmontuar çadrën para zyrës së Ramës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.