Presidenti i Republikës dekreton qeverinë e re “Rama 2”

Presidenti i Republikës dekreton qeverinë e re “Rama 2”

35
SHPËRNDAJE

 Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar sot qeverinë e re të kryeministrit Edi Rama një ditë pas dërgimit të propozimit. 

Menjëherë pas konstituimit të Kuvendit, Kryeministri Edi Rama ka depozituar dje në Presidencë propozimet për kabinetin e ri qeveritar.

Janë 14 emra përveç të kryeministrit që janë dekretuar nga Presidenti i Republikës, ndërsa të hënën Rama ka paralajmëruar prezantimin në Kuvend të programit të qeverisë dhe emrave të kabinetit të ri. 

DEKRET
Qeveria “Rama 2” është qeveri me një numër më të vogël ministrish por disa prej tyre janë bashkuar.
PËR EMËRIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE

Në mbështetje të nenit 93, 96 dhe 98 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit

Dekretoj:

Neni 1

Emërimin e Këshillit të Ministrave me këtë përbërje:

1. Zoti Edi Rama, Kryeministër

2. Zonja Senida Mesi, Zëvendëskryeministre

3. Zoti Ditmir Bushati, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

4. Zonja Olta Xhaçka, Ministre e Mbrojtjes

5. Zoti Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm

6. Zoti Arben Ahmetaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë

7. Zoti Damian Gjiknuri, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë

8. Zonja Lindita Nikolla, Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë

9. Zonja Etilda Gjonaj, Ministre e Drejtësisë

10. Zonja Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre e Kulturës

11. Zoti Niko Peleshi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural

12. Zonja Ogerta Manastirliu, Ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

13. Zoti Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit

14. Zoti Pandeli Majko, Ministër Shteti për Diasporën

15. Zonja Sonila Qato, Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë

Nr.Dekretit 10604

Tiranë, më 10.09.2017

Presidenti i Republikës Ilir Meta

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.