Përplasje te ashpra ne Kuvend!Basha-Rames “o me i madhi kastraveceve”

Përplasje te ashpra ne Kuvend!Basha-Rames “o me i madhi kastraveceve”

75
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD-së dhe Kryeministri Edi Rama janë përplasur me njeri-tjetrin në Kuvend duke replikuar me radhë në foltoren e Kuvendit.

Kryeministri, pas akuzave të Bashës se e kanabizoi vendin, i bëri thirrje të shpjegonte pse PD-ja iu bashkua protestave në Himarë kundër shembjeve të disa objekteve dhe me ironi i tha se nuk ishte e vërtetë se në Shqipëri nuk kishte karrota e perime, se në fakt ishte një kastravec.

“Hajde këtu – i tha Rama, Bashës – dhe jepu përgjigje pse e bashkove dje zërin e PD me zërin e atyre që nxjerrin bishta pa asnjë bazë lidhur me një projekt të Rilindjes Urbane në Himarë. Hajde këtu dhe përgjigju shqiptarëve tani se çfarë është Himara për ty dhe çfarë shkeljesh ka bërë qeveria për ta kthyer nga një batthore në det, në një gji turistik. Hajde këtu dhe jepu përgjigje shqiptarëve sesi ka mundësi që PD u shfaq të nesërmen e një letre të opozitës greke drejtuar komisionerit Hahn për gjoja shkeljen e të drejtave të minoritetit grek në Himarë!”

Por, Basha, u ringrit në foltore dhe deklaroi qartë se Rama me “Himarën” po i shmangej përgjigjeve për kanabizimin e vendit: “Pa shikojeni këtë kryeministër që i ikën pyetjes fondamentale: Pse e zhyte Shqipërinë në drogë? Ç’punë kanë kryebashkiakët e tu në tavolinat e kriminelëve? Ç’punë ka ministri yt me ata që kërkohen për ekstradim? Po deputeti yt në Komisariat? Je bërë karikaturë e maskarait. Ti i bllokove negociatat. E ke në kushtet “lufto krimin dhe korrupsionin” o më i madhi i kastravecëve.”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.