Përfundon mbledhja e PD  ja çfarë u vendos

Përfundon mbledhja e PD  ja çfarë u vendos

106
SHPËRNDAJE

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka përfunduar mbledhjen e tejzgjatur ku u diskutua për bojkotin e opozitës.
 Mësohet se deputetët vendosën që t’ja lënë në dorë kryetarit Lulzim Basha përpjekjet për negociata pa u tërhequr nga vendimet që janë marrë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Sipas kreut te PD Lulezim Basha dale ne nje deklarate per mediat mësohet  se opozita nuk do te futet ne zgjedhje nese nuk do te kete qeveri teknike

Mesohet gjithashtu se shumica absolute e deputetëve te opozites janë të mendimit që të vazhdojë linja e fortë e ndjekur deri më tani.

Ata thonë se nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën Kryeministër. Diskutuesit kanë përmendur edhe zgjedhjet e Dibrës, për të cilat u shprehën se ka pasur blerje masive të votës me paratë e drogës. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.