PD , Noka :Rama u sigurua që ish-ministri nuk do e marrë...

PD , Noka :Rama u sigurua që ish-ministri nuk do e marrë me vete”

49
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka deklaroi se kryeministri Edi Rama po mbron ish-ministrin Saimir Tahiri pas garancisë që mori nga ky i fundit me kushtin se nuk do e fundoste edhe atë.

POSTIMI I NOKËS

4 ditë u fsheh, nuk e pa njeri ku kishte futur kokën, jepte e merrte me Tahirin, i conte emisarë e ndërmjetës, dhe pasi nënshkroi paktin me të, paktin ku ish-ministri nën akuzë ndërkombëtare për trafik droge nuk do e marrë me vete në pusin e thellë të drogës e parave të pisëta ku janë zhytur bashkë, e bashkë me të dhe shumë ministra e familjarë të tij, vetëm pasi u sigurua që Tahiri s’do flasë, dhe pasi Tahiri mori mbrojtje prej tij duke mos lejuar prokurorinë të bëjë punën e saj, Edi Rama u shfaq në publik.
4 ditë në errësirë, në ethe, merr e jep mes kupolës mafioze të vendit, këto 4 ditët e fundit kanë treguar për çdo shqiptar, për të madh e të vogël, se cili është narko-shteti që kishim në 4 vite.

Dhe kush ishte në krye të këtij narko shteti? Ai u denoncua vetë faqe gjithë botës. Ishte ai që u zhduk në këto 4 ditët e fundit ku të palarat dolën në shesh. Që nuk ia pa askush fytyrën. Mori garanci nga Tahiri që sdo flasë për përfshirjen e tij direkte, që sdo përdorë prova, filmime e fakte që ai i ka për të, për ministra e për olsa, dhe pas kësaj u shfaq me predikimin e zakonshëm, dhe sulmin ndaj opozitës.

Edi Rama është i vetmi që i merr shqiptarët për budallenj, sikur nuk e kuptojnë cfarë ndodhi.

Pse u zhduke këto 4 ditë?

Ku ishe futur?

Cfarë ka Tahiri për ty, që të bëri të fshihesh në skuta të errëta?

Por nga ana tjetër, për shqiptarët u bë e qartë gjithcka;

Ti zgjodhe Tahirin, përpara drejtësisë italiane, përpara partnerëve ndërkombëtarë, përpara drejtësisë shqiptare.

Ti zgjodhe Tahirin përpara qytetarëve shqiptarë, edhe pse i faktuar me mijëra faqe nga drejtësia italiane si i përfshirë direkt në trafik droge.

Ti zgjodhe kupolën mafioze, paktin me krimin, dhe jo të ardhmen e vendit.

Pse e bëre këtë zgjedhje???Shumë e thjeshtë; sepse zgjodhe për të mbajtur edhe ca kohë pushtetin. Rruga tjetër, lëshimi i Tahirit, lënia e drejtësisë të funksionojë, ishte tatëpjeta jote, fundi më i keq, më dramatik se cdo ankth që ke përjetuar këto 4 ditë.

Kjo që zgjodhe, është rruga më e shkurtër, por jo më e sigurta.

Edi Rama ka fituar vetëm pak kohë.

Por fundi eshte i afert….Tashme nuk ka zgjidhje tjeter vec rrezimit te tij 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.