PD nis protestat të hënën nga Tirana

 PD nis protestat të hënën nga Tirana

22
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike do të organizojë të hënë një protestë. PD do të organizojë një protestë kundër zgjedhjes së Prokurorit të Përkohshëm dhe mësohet se protesta do të fillojë në orën 09:30 në kryeqytet.

Kujtojmë që Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike pritet që sot të zhvillojë një mbledhje të jashtëzakonshme.Mbledhja do të nisë në orën 18:00. Kryeopozitari Lulzim Basha ka dhënë urdhrin e prerë që asnjë nga deputetët mos të mungojë në mbledhje pasi në të do të diskutohet në lidhje me prokurorin e ri.

Në takim pritet që të merren vendime të rëndësishme pasi kjo mbledhje e grupit të PD-së vjen pas vendimit të shumicës për të caktuar kryeprokurorin e ri.

Mazhoranca është për një prokuror të ri për të zgjedhur me 71 vota dhe pritet që të hënën të votohet për Prokuror të Përkohshëm. Zgjedhja e tij ka shkaktuar debate mes kampeve politike. Madje edhe Basha nga Londra në takim me shqiptarët theksoi se Rama është edhe xhelat edhe gjyqtar në këtë çështje. Ende nuk dihet se çfarë do të vendosë sot PD-ja.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.