Parlamenti voton listen  me 27 emrat per VETTINGUN

Parlamenti voton listen  me 27 emrat per VETTINGUN

42
SHPËRNDAJE

 
Parlamenti votoi sot listën me 27 emrat e komisioneve gjatë seancës së jashtëzakonshme ku përfshihen edhe anëtarët e Kolegjit të Apelimit me zëvendësuesit e tyre.
Jozefina Topalli dhe Astrit Patozi ishin të vetmit që kundërshtuan listën, duke qenë se janë dhe dy prej emrave kryesorë të PD-së të lënë jashtë nga lista e Bashës për kandidatë për deputetë.
“Në këtë listë ka miq personalë të Kryeministrit, njerëz militantë, politikë dhe të paaftë. Pjesa tjetër e emrave janë të paktit Rama-Basha. Nëse ky është produkti i paktit tuaj, kjo është një këmbanë alarmi. Nuk më shkon mendja që të votoj në bllok njerëz që kanë mbyllur çështje personale gjyqësore me para”, tha Topalli pak më herë në parlament. Lista me 27 emra kaloi me 100 vota pro, dy kundër dhe pesë abstenim.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.