OSBE: Policia të mos perzihet ne zgjedhjet e Qershorit

OSBE: Policia të mos perzihet ne zgjedhjet e Qershorit

45
SHPËRNDAJE

Bernd Borchardt, ambasadori i OSBE-së beson se Policia e Shtetit në këto zgjedhje do të jetë e paanshme dhe se do të vazhdojë luftën kundër kanabisit. Deklarata u bë gjatë një takimi me kreun e Policisë, Haki Çako dhe me kreun e KQZ-së, Denar Biba, në prag të nisjes së trajnimit të punonjësve të Policisë së Shtetit për ruajtjen e zgjedhjeve të 18 qershorit nga OSBE-ja.
““Zgjedhjet e këtij viti, – tha Borchard, – do të jenë një pikë e rëndësishme për konsolidimin e demokracisë dhe performanca e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor do të jetë një përbërës thelbësor i zgjedhjeve të suksesshme.”
Borchardt tha se zgjedhjet e vitit 2007 qenë të parat ku u shënua mospërfshirja politike e policisë në zgjedhje dhe se raportet e OSBE/ODIHR-it që atëherë kanë folur për një rol pozitiv të policisë në të gjithë procesin zgjedhor. Borchardt shprehu besimin se Policia e Shtetit do të jetë e pavarur gjatë zgjedhjeve të këtij viti dhe do të veprojë me profesionalizëm dhe dinjitet:

 “Megjithëse këto zgjedhje janë një ngjarje e rëndësishme për Shqipërinë, policia duhet të vijojë edhe punën e përditshme, si luftën kundër kërcënimeve transnacionale dhe krimit të organizuar, veçanërisht luftën kundër kanabisit”, shtoi Borchardt.
Kreu i KQZ-së, Denar Biba, nga ana e tij, sugjeroi se zgjedhjet shkojnë më mirë kur Policia nuk duket shumë ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Çako, tha se do respektohen standartet. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.