Orlando: Italia memorandum me Shqipërinë ne drejtesi

Orlando: Italia memorandum me Shqipërinë ne drejtesi

31
SHPËRNDAJE

Andrea Orlando, Ministri i Drejtësisë së Italisë, ka njoftuar sot nga Tirana se do të vërë në dijeni Komisionin Europian për Memorandumin që ka nënshkruar sot me Shqipënë në fushën e drejtësisë.

“Memorandimi i sotshëm do të shërbejë si një sinjal i fortë edhe për mekanizmat europiane, – tha orlando. – Mmonitorimi i memorandumit do të jetë një shans tjetër, një sinjal tjetër për t’i treguar BE.

Bashkë me ministren do të shkruajmë një letër të përbahskët që do t’i drejtohet Komisionit, sepse Memorandumi nuk ka të bëjë vetëm me dy vendet tona, por edhe me vendet e Ballkanit. Ndaj do të fillojmë me veprime të menjëhershme sikurse do të jetë ekzekutimi i veprimeve penale, shërbimi informativ etj.”

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tregoi sëbashku me ministrin e Drejtësisë së Italisë, Andrea Orlando, se një ndër pikat kyçe që u firmos ishte zbatimi i vendimeve të gjykatave të huaja për sekuestrimin dhe konfismikimin e pasurive të paligjshme.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.