Një vilë e artë me shpenzimet e Europës për Romana Vlahutin

Një vilë e artë me shpenzimet e Europës për Romana Vlahutin

53
SHPËRNDAJE

Nga Gilbert Dupont – Le Dernier Heure
Një vilë shumë e bukur e tepër e shtrenjtë për Ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri.
Për të favorizuar kandidaturën e aderimit të Shqipërisë, Bashkimi Europian ka emëruar një Ambasador në Tiranë. Që prej vitit 2014 pozicioni është zënë nga Kroatja Romana Vlahutin.
Në Bruksel kroatja 50 vjeçare është në qendër të një pyetje: si është realizuar blerja e Ambasadës së re (me pishinë) të Bashkimit Europian që do të jetë në lagjen më të bukur të Tiranës, në lartësitë e Rolling Hills. Vila prej 345 m2 ka kushtuar 1,65 milion euro nga kontributet e europianëve.
Jo keq – thuhet në Tiranë – sa kohë vila ngjitur 2 herë më e madhe ka kushtuar 2 herë më lirë: 825.000 euro për 600 m2.
Çmimi për Ambasadën është 4780 €/m2 ndaj 1375 €/m2 për pronën ngjitur.
Në një kohë kur Shqipëria është akuzuar gjerësisht për mbyllje-sysh ndaj korrupsionit, pro-europianët shqiptarë janë të parët që shqetësohen mbi zgjedhjen e Brukselit dhe Ambasadoren e tij, për këtë pronë të bukur që mesa duket kushton 3,5 herë më shtrenjtë.
Që prej 27 Janarit, Zëdhënësja e Bashkimit Europian ka pohuar që vila në kodrat e Tiranës ishte marrëveshja më e mirë (le best deal), zgjedhja më e mirë duke ofruar raportin më të mirë cilësi/çmim. Nëse Ambasadorja do të mund të na sqaronte, është një çështje që ajo nuk e ka drejtuar në asnjë prej 11 intervistave të saj të fundit në shtypin shqiptar.
Romana Vlahutin a do t’i përgjigjet ajo Presidentit të komisionit të kontrollit buxhetor, gjermanes Ingeborg Grassle që parashtron 11 pyetjet e saj:
1. Shifrat prej 1.649.000 euro për 345 m2 (që i bie 4.780 €/m2) janë ekzakte?
2. Nëse po, përse kaq shtrenjtë në njçë kohë që çmimi mesatar i një rezidence në Rolling Hills është 1.000 deri 2.000 €/m2 ?
3. Përse e ka blerë këtë vilë dhe nuk e ka marrë me qira, ose nuk e ka blerë më lirë?
4. A ka patur oferta tenderimi? Nëse po, sa?[…]
5. Kush ishte ngarkuar me negociatat?
6. A ka një hetim të OLAF (Shërbimi antimashtrim i BE)?
7. Shërbimi për veprimin e jashtëm të Bashkimit Europian a është informuar për praninë e anëtarëve të qeverisë shqiptare (apo të afërmve të tyre) të cilët punojnë për delegacionin e BE-së?
Dhe 4 të tjera.
Përgjigjet ishin shpresëdhënëse në fund të shkurtit: jemi ende duke pritur.
Burime të brendshme në Bruksel shpjegojnë që blerja e vilës është vendosur pasi një analizë ka treguar në terma që BE do të gjente diçka aty.
Cila analizë? A mund ta konsultojmë? Dhe është akoma një perde: një zëdhënës është përgjigjur se jo, “dokumentet që kanë shërbyer për negociatat dhe blerjen (e vilës) nuk janë bërë publike”.
Përse ky sekret?
“Në 11 intervistat e saj në shtypin shqiptar, ambasadorja Vlahutin nuk përmend në asnjë moment korrupsionin dhe trafikun e drogës në këtë vend. Është e habitshme. Jo më vonë se të premten e kaluar Italia ka denoncuar se prodhimi i kanabisit në këtë vend të ndodhur në portat e Europës ishte trefishuar në 3 vjet.” Për deputeten europiane Doris Pack, “do të ishte e turpshme ideja që informacionet (që i përkasin vilës së ambasadores Vlahutin) të ishin të sakta.[…] Ky do të ishte një turp për mbarë Bashkimin Europian.
Siglimi “RV” i Romana Vlahutin figuron në çdo nga 10 fletët e aktit të blerjes së vilës e noterizuar më 27 Shkurt 2015, ashtu sikurse edhe firma e ambasadores në fund të këtij dokumenti.   

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.