Nisin hetimet për kryebashkiakun socialist,ka trafikuar 8 vajza

Nisin hetimet për kryebashkiakun socialist,ka trafikuar 8 vajza

87
SHPËRNDAJE

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet për kryetarin e Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj pas dëshmisë së një të pandehuri, i cili e ka përmendur emrin e tij.


Procesi kundër Leonard Muçajt duket se ka marrë një kthesë tjetër, pasi i pandehuri nën akuzë për trafik të të miturve i ka kërkuar llogari akuzës se përse hetojnë atë dhe jo Zotkën.
“Pse më hetoni mua për një rast?! Hetoni Adriatik Zotkën. Ai ka trafikuar tetë vajza në Itali”, ka thënë ai.
Në këto kushte, prokurorët e dosjes kanë përcjellë procesverbalet e seancës gjyqësore tek eprorët, të cilët nga ana e tyre kanë urdhëruar fillimin e hetimeve, raporton Top Channel.
Ndaj kryetarit socialist të Bashkisë së Poliçanit, Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e mandatit të tij pasi nuk ka deklaruar një nga dënimet e tij në formularët e dekriminalizimit.
Zotkaj, sipas Prokurorisë, rezulton i dënuar që nga viti 1983, kur Gjykata e Skraparit e ka dënuar me 4 muaj riedukim për akuzën e fyerjes dhe goditjes për shkak të detyrës, ndërkohë që më pas rezulton i dënuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, kundërshtim të forcave të policisë dhe veprime arbitrare e falsifikim dokumentash. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.