Nishani: Zgjedhjet e lira dhe lirimi nga kanabisi, prioritetet për integrimin

Nishani: Zgjedhjet e lira dhe lirimi nga kanabisi, prioritetet për integrimin

36
SHPËRNDAJE

Në një pritje në Pallatin e Brigadave me rastin e Pavarësisë së Shqipërisë, Presidenti Bujar Nishani ka theksuar se alternativa e vetme e vendit mbetet integrimi në Bashkimin Europian. Që kjo të jetë e mundur, u shpreh kreu i shtetit, duhen përmbushur dy sfida kryesore gjatë muajve në vijim.
Ato janë zgjedhjet e lira në qershor 2017 dhe t’i jepet fund kultivimit të kanabisit në vend. Sa i përket kësaj të fundit, Presidenti e ka quajtur një rrezik që kërcënon të ardhmen e vendit dhe që duhet të zgjidhet sa më shpejt.
“Hapja sa më parë e negociatave të anëtarësimit do të jetë hapi tjetër cilësor. Ajo që mbetet pjesa thelbësore e këtij procesi është angazhimi dhe përkushtimi në përmbushje të standardeve të kërkuara. Periudha në vijim është një periudhë me dy prioritete; zgjedhjet e lira dhe lirimi i vendit nga kanabisi, kjo murtajë që rrezikon të sotmen dhe të nesërme, ne dhe fëmijët tanë, demokracinë dhe integrimin.
I ftoj të gjitha palët politike që sa më shpejt të bëjnë reformën zgjedhore. Vendi e ka të pamundur të ballafaqohet me zgjedhje të cënuara dhe kontestuara. Shpreh besimin se Shqipëria dhe institucionet do të dinë të ngrihen në lartësinë e sfidave të bashkëkohësisë. Gëzuar festën e Pavarësisë. Rroftë flamuri kuqezi, Zoti i bekoftë shqiptarët dhe Shqipërinë. Gëzuar”, u shpreh Presidenti i Republikës Bujar Nishani. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.