Në zgjedhje pa koalicione. Si penalizohet LSI, PDIU dhe aleatët e vegjël

Në zgjedhje pa koalicione. Si penalizohet LSI, PDIU dhe aleatët e vegjël

122
SHPËRNDAJE

TIRANË- Një nga pikat e marrëveshjes mes Ramës e Bashës që partitë të hyjnë secila në zgjedhje ka shkaktuar pakënaqësi tek aleatët më të vegjël.

Pika e dytë e marrëveshjes thotë: “Regjistrimi i menjëhershëm i partive politike të opozitës. Regjistrimi i listave shumëmërore të partive politike të opozitës brenda datës 26 Maj 2017”.
 

 

Nga kjo pikë del që nuk ka koalicione parazgjedhore dhe më të penalizuar pritet të jenë LSI dhe PDIU pasi i kanë dorëzuar tashmë listat e kandidatëve për deputetë dhe më të favorizuar të jenë aleatët e PD-së, që mund t’i kërkojnë Bashës të përfshihen në pozicione të sigurta në listat e kandidatëve të PD për deputetë.
ALEATET E PD

kjo pikë e marrëveshjes i ka shqetësuar aleatët e Bashës dhe këtë shqetësim ia kanë bërë atij të ditur.
SI NDIKON KOALICIONI NE MANDATET E PARTIVE TE VOGLA

Në momentin kur numërohen votat dhe nis llogaritja e mandatave, sistemi rajonal proporcional që sanksion Kodi Zgjedhor, favorizon partitë e vogla vetëm në rastet kur ato mund të jenë në koalicion.
Dhe kjo për shkak se vota në këtë rast “maksimalizohet” pasi partisë së dytë apo të tretë në koalicion i “shtohen” votat nga partia e parë para saj, ç’ka përkthehet si mundësi për të siguruar një mandat deputeti.
Ndërsa në rastet kur partitë e vogla hynë në zgjedhje pa koalicion, llogariten vetëm votat e fituara me siglën e saj, ç’ka e bën më të vështirë kalimin e pragut zgjedhor.
Referuar sistemit zgjedhor, një parti e vogël mund të marrë një deptuet në një qark të madh ku edhe numëri i votuesve është më i madh, ndërsa rrezikon të mos marrë mandat deputeti në qarqet më të vogla ku edhe dihet se jashtë koalicionit votat përgjithësisht ndahen mes dy partive të mëdha PS-PD.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.