Mungon Kryeministri ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise ne Presidence

Mungon Kryeministri ne mbledhjen e Keshillit te Sigurise ne Presidence

31
SHPËRNDAJE

ledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Presidencë, 

Anëtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë kanë mbërritur njeri pas tjetrit në Presidencë në mbledhjen e thirrur nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani për çështjen e Klemend Balilit, personit të kërkuar nga drejtësia për trafik ndërkombëtar droge.
Në mbledhje nuk ka shkuar kryeministri Edi Rama. Rama kërkoi që të përfaqësohej nga Zv.Kryeministri Niko Peleshi, por, kërkesa e tij nuk u pranua nga Presidenti.
Vendimi për mbledhjen u mor më 27 janar 2017 nga Nishani, pas kërkesës që iu drejtua nga anëtari i KSK, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, lidhur me çështjen “Balili”.
Presidenca e vlerësoi kërkesën “serioze, pasi ajo paraqitej nga Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, si dhe për shkak të problematikave që parashtrohen, të cilat kanë të bëjnë me:
 Rrezikshmërinë e lartë shoqërore të shtetasit Klement Balili, përcjellë nga organet kompetente shqiptare apo ndërkombëtare.
Shqetësimin e partnerëve tanë të SHBA dhe të tjerë ndërkombëtarë, të cilët paraqesin rezerva në drejtim të punës së organeve tona përgjegjëse për shkak të mosndalimit të tij në kohë dhe zbatimit të detyrimeve të përcaktuara në akte ndërkombëtare dhe legjislacioni vendas.
Si dhe rrezikut që egziston, tashmë, nga mosveprimi i agjencive ligjzbatuese të vendit tonë, në drejtim të goditjes ndaj krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme apo dhe bazave të tyre që mund të kontrollohen nga njerëz të politikës dhe shtetit.”
Për këto arsye Presidenti i Republikës në cilësinë e Kryetarit të Këshillit të Sigurimit Kombëtar vendosi të thërrasë mbledhjen e Këshillit me qëllim dëgjimin e të gjitha argumenteve të parashtruara në kërkesë si dhe duke i analizuar dhe duke këshilluar me të gjithë anëtarët e Këshillit.
Para mbledhjes së Këshillit, Presidenti do të presë ministrin e ri të Drejtësisë, Petrit Vasilin, për të bërë betimin për detyrën e re që iu besua.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.