Meta pro votimit elektronik,por sikur të na ikin dritat? 

Meta pro votimit elektronik,por sikur të na ikin dritat? 

48
SHPËRNDAJE

Kryetari i Parlamentit Ilir Meta është shprehur pozitivisht që të aplikohet votimi elektronik në zgjedhjet e 18 qershorit.
Edhe pse PS po përpiqet t’i bllokojë këto ndryshime të reformës zgjedhore me pretendimin se nuk ka kohë, Meta ka thënë se nëse ka vullnet mes forcave politike, koha mund të gjendet.
Gjatë një interviste për emisionin “Studio e Hapur” në News24, Meta hodhi dyshimin se si do të zbatohet votimi elektronik në vendin tonë me problemin e dritave që kemi.
“Kohë ka gjithmonë, nëse ka vullnet. Unë nuk po flas për aspektin teknik apo teknologjik, sepse kjo është çështje ekspertësh. Këtu flitet për votimin elektronik. Është një gjë shumë pozitive. Është një gjë shumë pozitive, pa asnjë diskutim. Mirëpo, më e bukura është se dje, duke diskutuar për këtë çështje në Konferencën e Kryetarëve, na ikën dritat në Kuvendin e Shqipërisë. Mendoni sikur të iknin dritat ditën e zgjedhjeve, se çfarë impakti do të kishte kjo. Nuk po e them këtë për të relativizuar kërkesën e opozitës.
Kjo është një kërkesë shumë e drejtë, por të mos harrojmë se në 2013-ën u vendos që të bëhej një proces i tillë, pak a shumë, në dy qarqet më të mëdha, në Tiranë e në Fier, për të cilin u bënë edhe investimet e duhura, e kjo ishte e pamundur. Kështu që çdo investim teknologjik është mjaft pozitiv, nëse ekziston kjo mundësi, por dikush duhet ta japë këtë garanci, dikush duhet ta marrë përsipër, sepse vendi nuk mund të shkojë në një kolaps zgjedhor”, u shpreh Ilir Meta.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.