Mediat e Brukselit sulmojnë Vlahutin,dyshime për korrupsion

Mediat e Brukselit sulmojnë Vlahutin,dyshime për korrupsion

44
SHPËRNDAJE

Vila që ka blerë ambasadorja e BE Romana Vlahutin ka ngjallur reagim edhe tek mediat e Brukselit
Ja çfarë shkruan media e Brukselit ‘NewEurope.eu’:

Komisoni Europian ka blerë së fundmi një vilë 1.65 milionë Euro në “Rolling Hills” në periferi të Tiranës. Vila ku do të jetojë ambasadorja e BE Romana Vlahutin ka kushtuar 4700 Euro metri katror. Interesant është fakti se vilat në Rolling Hills variojnë nga 1000 deri 2000 Euro metri katror.

Dyfishi i çmimit

Në një kërkim në ueb për “Rolling Hills” në Shqipëri një vilë e bukur 3-katëshe kushton pak më shumë se 850 mijë euro dhe ka një hapësirë 600 metra katrorë. Ajo që është mbreslënëse është fakti se si vila e ambasadores së BE që kushton 1.65 milionë Euro është 345 metër katror.

Marrëdhëniet e Shqipërisë me korrupsionin dhe delegacionin

Korrupsioni në Shqipëri është realitet dhe mbetet një çështje mjaft e ndjeshme. Në vitin 2016 Shqipëria është renditur në vendin e 86-të në botë, me një pikë më shumë se Mongolia dhe Zambia.

Këto fakte ishin identifikuar gjithashtu edhe në raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë në vitin 2016, ku theksonin se korrupsioni vazhdon të mbetet një problem shumë serioz. Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka gjithashtu një histori të sjelljes problematike. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.