McAllister:Antaresimi i Shqiperise ne BE do ndodhe shpejte

McAllister:Antaresimi i Shqiperise ne BE do ndodhe shpejte

36
SHPËRNDAJE

Për David McAllister, hapja e negociatave të antarësimit të Shqipërisë në BE mund të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm, në rast se Tirana do të shënojë progres të kënaqshëm në përmbushjen e kritereve.

 

Shefi i Komitetit të Jashtëm në Parlamentin Europian, sikurse Komisioneri Hahn një ditë më parë, është shprehur se më të përparuar drejt antarësimit duken Mali i Zi dhe Serbia. Akoma më larg në optikën e tij duket antarësimi i Kosovës, Maqedonisë dhe Bosnjës. Ndonëse për qeverinë Rama hapja e negociatave të antarësimit në BE është një objektiv që duhet të arrihet brenda këtij viti, në një intervistë të dhënë së fundmi për Deutsche Welle, Shefi i Komitetit të Jashtëm në Parlamentin Europian, David McAllister, ka deklaruar se ky proces mund të ndodhë gjatë vitit të ardhshëm në rast se Tirana zyrtare do të përmbushë kriteret që i janë vendosur.

 

Duke folur për rajonin e Ballkanit, nismëtari i zgjidhjes së krizës politike që përfshiu vendin tonë, shprehet se aktualisht përparime janë bërë nga Serbia dhe Mali i Zi. Sipas tij, Shqipëria rradhitet pas këtyre dy vendeve, ndërkohë që edhe më larg antarësimit janë Maqedonia, Kosova dhe Bosnja. David McAllister: Ne po shohim përparime. Mali i Zi negocion për 20 nga 39 kapitujt e anëtarësimit. Serbia ka 10 kapituj të hapur. Po të eci gjithçka pa probleme, Shqipëria mund të nisë ndoshta vitin e ardhshëm bisedimet zyrtare të anëtarësimit. Tri shtetet e tjera, Maqedonia, Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina janë pak më mbrapa, por kanë një perspektivë të mirë.

 

David McAlliser u shpreh gjithashtu se BE do të jetë e hapur për t’u zgjeruar edhe më tej, megjithatë, nënvizon se ky proçes duhet të zhvillohet gradualisht dhe në momentet e duhura. Gjithashtu, Shefi i Komitetit të Jashtëm në Parlamentin Europian konfirmoi se përgjatë kësaj periudhe, Brukseli do të jetë pranë vendeve ballkanike për t’i mbështetur nga ana ekonomike me qëllim përgatitjen për integrimin e plotë, por edhe në rrugën e vështirë e të mundimshme të zbatimit të reformave.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.