Mberrin ne Tirane “Operacioni Ndërkombëtar” që do shkundë drejtësinë

Mberrin ne Tirane “Operacioni Ndërkombëtar” që do shkundë drejtësinë

56
SHPËRNDAJE

Mbërrin në Tiranë Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që do të asistojë procesin e vettingut. Pjesë e tij janë Drejtoresha e Zgjerimit ne Komisionin Europian, Genoveva Ruiz Calavera, e cila është shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe si edhe 3 anëtarë të këtij misioni nga Gjermania, Italia dhe Austria, të cilët në mbrëmje sipas “Vizion Plus” mbërrijnë në Shqipëri.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë firmosur tashmë marrëveshjen mbi bazën e të cilës do të ndërtohet puna e ndërkombëtarëve për procesin e vettingut. Mësohet se do të ketë edhe një bord për vendimmarrjen, pjesë e të cilit do jenë edhe drejtoresha e zgjerimit Genoveva Ruiz Calavera, ambasadori amerikan, Donald Lu dhe ambasadorja e BE, Romana Vlahutin.

Genoveva Ruiz-Calavera

Burime bëjnë të ditur për “Vizion Plus” se 3 anëtarët e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit që mbërrijnë sot në Tiranë, do të qëndrojnë vetëm deri në përfundim të skanimit të kandidatëve për institucionet e vettingut.

Kur të ngrihet komisioni i posaçëm i kualifikimit dhe kolegji i apelimit këta ekspertë do të largohen e do të vijë grupi tjetër i vëzhguesve ndërkombëtare, të cilët do të qëndrojnë përgjatë gjithë kohës që do të zgjasë vettingu. Puna e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit nis të premten me vlerësimin e kandidatëve për institucionet që do të bëjnë vettingun.

Adriatik-Llalla-Donald-Lu

Pak ditë më parë, raporton “BalkanWeb” ishte ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu, i cili pasi akuzoi Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla për shkelje të frymës së Kushtetutës dhe pozicionim kundër reformës në Shqipëri bëri ndër të tjera me dije se “Javën e ardhshme, do të mbërrijnë gjykatës dhe prokurorë amerikanë dhe nga BE-ja, për fillimin e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Së pari do të ndihmojnë Kuvendin të vlerësojë kandidatët për Komisionet e Vetingut. Më pas, do të shërbejnë si monitorues në secilin prej Komisioneve të Vetingut për t’u siguruar që kjo reformë do të kryhet pa lejuar anësi politike dhe pa toleruar korrupsion apo paaftësi profesionale. U bëjmë thirrje shqiptarëve patriotë, të kualifikuar, që të aplikojnë për të shërbyer në Komisionet e Vetingut. Faqja e internetit e Avokatit të Popullit përmban të gjitha hollësitë për aplikimin. Mesazhi im sot është i qartë. Shtetet e Bashkuara i kanë sytë këtu, edhe Bashkimi Evropian dhe vendet e tij anëtare, edhe OSBE-ja, edhe Këshilli i Evropës. Më e rëndësishmja, populli shqiptar dhe shoqëria civile duhet të rrinë syhapur për të parandaluar që njerëz të fuqishëm ta vjedhin demokracinë tuaj”, – paralajmëroi ambasadori i SHBA-ve, Donald Lu.
Si do kalohen në sitë gjyqtarë e prokurorë

Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM), do të mbikqyrë procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve. “BalkanWeb” raporton se trupa e vëzhguesve të huaj, e përbërë nga amerikanë dhe europianë, do të merret me përgatitjen e procesit të Vettingut, i cili konsiston në skanimin e njerëzve të drejtësisë në tre drejtime kontrollin e figurës, verifikimin e pasurisë dhe të profesionalizmit.

drejtesia

Puna e ndërkombëtarëve fillon në momentin kur mbyllen aplikimet për Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit, të Kolegjit të Apelimit, dhe ka në fokus vlerësimin e të gjithë personave që synojnë të jenë pjesë e institucioneve që do të realizojnë vettingun.
Vëzhguesit ndërkombëtarë, raporton “BalkanWeb” do të monitorojnë zbatimin e ligjit të vetting-ut, duke hetuar dhe vlerësuar të gjitha faktet për procedurën e rivlerësimit.

Gjithashtu, këtë javë pritet dhe nisja e procesit të përzgjedhjes së kandidatëve për institucionet e vettingut, që janë Komisioni i Kualifikimit dhe Kolegji i Apelimit.
(BalkanWeb)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.