Manjani refuzon dorëheqjen nga posti i Ministrit te Drejtesise

Manjani refuzon dorëheqjen nga posti i Ministrit te Drejtesise

27
SHPËRNDAJE

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka qenë sot në mbrëmje në qendër të lajmeve mbi një dorëheqje të mundshme. Dorëheqja ishte njoftuar nga disa media, madje ishte lidhur edhe me një konferencë shtypi të njoftuar nga Manjani për nesër në ora 09:30.
Burime të Opinion.al kanë treguar se dorëheqja e Manjanit i është kërkuar Metës nga Rama për arsye të deklaratave të fundit të Manjanit në lidhje me mos arrestimin e Klemend Balilit dhe disa deklaratave të vazhdueshme ku është kritikuar Ministri i Brendshëm dhe performanca e qeverisë. Burime të besueshme sqarojnë se Meta nuk ka qenë kategorik për dorëheqjen e Manjanit, madje e ka konsideruar si një mundësi.
Me gjasë diçka ka lëvizur orët e fundit sepse 15 minuta më parë, burime pranë Manjanit kanë deklaruar për opinion.al se ai as ka dhënë dorëheqjen dhe as ka ndërmend ta bëjë një gjë të tillë. Sipas të njëjtave burime, Manjani nuk do largohet vullnetarisht nga qeveria. Nuk dihet nëse ky është edhe vendim i LSI, por me gjasë, edhe Meta është kundër dorëheqjes këtë moment.
Mbetet të shihet se cili do jetë reagimi i Kryeministrit. Opinion.al e kishte paralajmëruar një skenar të tillë të mundshëm që në editorialin e pasdites. Nesër pritet të shihet se cili do jetë reagimi i Ramës dhe si do ndikojë vendimi i tij në raportet PS – LSI./opinion.al/

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.