Luan Rama,LSI : Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën

Luan Rama,LSI : Nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën

61
SHPËRNDAJE

Nënkryetari i LSI-së Luan Rama vazhdon të insistojë se pa opozitën nuk mund të ketë zgjedhje më 18 qershor, por as në zgjedhjet e pjesshme në Kavajë.
Në një prononcim për Vizion Plus, Luan Rama i është përgjigjur edhe kreut të grupit të PS Gramoz Ruçi i cili sot deklaroi se me apo pa LSI-në, PS-ja do të hyjë në zgjedhje në Kavajë por edhe në ato të përgjithshme në 18 qershor.
“Nuk e mendoj që ka në Shqipëri ndonjë njeri me logjikë arsyetimi racionale, që të mendojë që në 2017 Shqipëria mund të zhvillojë zgjedhje pa opozitën. Natyrisht ka një problem të madh, klasa politike në vend, sepse problemi më i madh është që është vrarë besimi, pra mungesa e besimit e krijon të gjithë këtë situatë, dhe është në përgjegjësinë e mazhorancës të demonstrojë konkretisht, hapa për të rikthyer besimin tek qytetarët në radhë të pare tek opozita, që zgjedhjet do të jenë në përputhje me standardet dhe do të garantojnë, jo vetëm shprehjen reale, por edhe leximin real të vullnetit të popullit. Shqiptarët duhet të ftohen në zgjedhje për të zgjedhur, jo thjesht për të votuar.
Në politikë unë mendoj se asnjëherë kurrë nuk duhet thënë kurrë. Gjithmonë ka hapësira ende të pashfrytëzuara për të gjetur zgjidhje dhe për të bërë zgjedhje shumë racionale në të mirë e interes të vendit. Ajo çfarë është e rëndësishme dhe që duhet të udhëheqë të gjithë qëndrimin politik dhe sjelljen politike është interesi i vendit. Çdo interes tjetër nuk mund të prevalojë mbi interesin e vendit dhe ju mos prisni që unë të them atë që nuk do ta thoja kurrë që, mazhoranca, qeverisja apo LSI-ja janë më të rëndësishëm se Shqipëria. Shqipëria ka nevojë për përgjegjshmëri dhe jo aventurë politike”, tha Luan Rama.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.