LSI nuk do të regjistrohet me PS-në nesër në afatin e fundit...

LSI nuk do të regjistrohet me PS-në nesër në afatin e fundit të regjistrimit të koalicioneve parazgjedhore në KQZ

27
SHPËRNDAJE

.
Këtë la të kuptohej kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Luan Rama i cili në një deklaratë për mediet tha se i rëndësishëm nuk është fati i koalicionit por ai i zgjedhjeve që nuk mund të zhvillohen pa opozitën. Rama i LSI tha se dialogu me opozitën është kusht i domosdoshëm.
“Problemi i madh janë zgjedhjet dhe detyrimi i madh që ka klasa politike, dhe mazhoranca për shkak të përgjegjësive që ka si mazhorancë e votuar nga sovrani. Është dialogu me opozitën përfaqësuesit e opozitës në zgjedhje si kush jetik i domosdoshëm dhe i rëndësishëm.
Për ta realizuar më në fund Shqipëria pas 27 vitesh një sagë problematike me zgjedhje të kontestuara, zgjedhje sipas standarteve, transparente dhe ku secili aktor të konkurrojë e të shpalosë politikën e vet. T’i largohemi marrëzisë dhe t’i thërrasim arsyes e përgjegjësisë për të realizuar zgjedhje sipas standarteve. LSI do japë kontribut për të realizuar dialogun”, tha Rama i LSI.
Sakaq, deklaratat e ministrit të Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel, kreu i grupit parlamentar të LSI-së i cilësoi të njëanshme.
“Qendrimet e ndërkombëtarëve janë të dobishme për aq sa janë të balancuara dhe konstruktive, çdo anshmëri nuk ndihmon në zgjidhjen e situatës, zgjidhja duhet të vijë nga dominimi i arsyes që interesat e vendit janë prioritare, boll kosto kanë krijuar në këtë vend për qytetarët shqiptarë, marrëzitë politike, ka ardhur koha e përgjegjësisë politike. LSI e ka bërë të qartë dhe ju mos prisni të them sot se interesi i LSI apo i koalicionit është më i rëndësishëm se i Shqipërisë. Është urgjente ulja në tryezë e dialogut.
Kjo çështje nuk mund të jetë parësore në raport me zgjedhjet, zgjedhjet janë të parat ne jemi të angazhuar të ngrihen në nivelin e përgjegjësive”, deklaroi Luan Rama.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.