Kuvendi  miraton ligjet e paketës së drejtësisë

Kuvendi  miraton ligjet e paketës së drejtësisë

46
SHPËRNDAJE

Mazhoranca ka arritur t’i sigurojë 84 votat e domosdoshme dhe të votojë projektligjet e paketës së drejtësisë sot në Kuvend. Opozita nuk ishte e pranishme, pasi vazhdonte protestën para Kryeministrisë.
Konkretisht u miratuan:
“Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe bashkëpunëtorëve të drejtësisë” – Miratohet me 86 vota.
“Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë” – Miratohet me 88 vota
“Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë” – Miratohet me 88 vota pro.
“Kodi i Drejtësisë për të Mitur” – Miratohet me 88 vota.
“Kodi i Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë” – Miratohet me 88 vota
“Për organizimin dhe funksionimin e gjykatave administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative” – Miratohet 
“Për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Drejtësisë” – Miratohet
Krahas tyre, u miratuan edhe projektligjet:
“Për pagesën dhe fshirjen e pjesshme të detyrimeve tatimore, detyrimeve të pagueshme në doganë si dhe procedurën e heqjes nga qarkullimi të mjeteve të transportit pas fshirjes së detyrimeve tatimore” – Miratohet me 86 vota pro dhe vetëm 2 kundër.
“Për lirimin e frekuencave të dixhital – dividentit” – Miratohet me 86 vota.
 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.