Kryetari i KQZ:Votimi elktronik i pamundur

Kryetari i KQZ:Votimi elktronik i pamundur

24
SHPËRNDAJE

Kryetari i Komisionit Qendror Zgjedhor, Denar Biba, thotë se përdorimi i votimit elektronik në zgjedhjet parlamentare të qershorit të ardhshëm, nuk është i mundur për shkak të efektit të kohës.

 

Biba tha se në vendet e botës përdorimi i teknologjisë në zgjedhje është i mundur, por në Shqipëri këto projekte duan kohë dhe pilotim. Kreu i KQZ-së tha se nuk di ndonjë vend për implementimin e kësaj teknologjie 5 muaj nga mbajtja e zgjedhjeve parlamentare ne vend.

 

Partitë politike kanë parashtruar kërkesat e tyre për këto zgjedhje. Socialistët kërkojnë votimin e emigrantëve, demokratët votim elektronik dhe LSI-ja listat e hapura. Kreu i PD-së, Basha u shpreh para pak ditësh se mënyra e vetme që të mos vidhen zgjedhjet është aplikimi i votimit dhe numërimit elektronik. Kryedemokrati tha se ky proces është jo vetëm më i thjeshtë, i pamanipulueshëm, i provuar, por edhe “plotësisht i realizueshëm dhe me kosto më të ulët se sistemi që kemi”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.