Kryeministri Shqiperise ka paralajmeruar SHBA per rrezikun e Rusise per Ballkanin

Kryeministri Shqiperise ka paralajmeruar SHBA per rrezikun e Rusise per Ballkanin

38
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një intervistë për gazetën e njohur britanike “The Telegraph” shpjegoi rrezikun që i vjen vendit tonë nga ndikimi rus. Kështu e nis shkrimin për kryeministrin shqiptar agjencia ruse e lajmeve Ruposters.

Mediat ruse i kanë bërë jehonë intervistës që kryeministri Rama ka bërë për prestigjiozen britanike “The Telegraph”, ku i ka bërë thirrje SHBA-­së “mos na lini të biem në duart e rusëve”.

“Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se nese SHBA injoron rajonin e Ballkanit, mund të çojë në ndikim më të madh të Rusisë”, citon media ruse “The Telegraph”.
“Deklarata e kryeministrit vjen në mes të një krize politike, pak ditë pasi opozita ka bojkotuar parlamentin dhe kërkon të formojë një qeveri të përkohshme. Vetë Rama thotë se ai është i gatshëm të japë dorëheqjen vetëm nëse vjen edhe një herë në krye të kabinetit dhe akuzon opozitën për bllokimin e reformave. Zgjedhjet në Shqipëri do të mbahen më 18 qershor”, shkruan “Ruposters”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.