Kryeministri Rama: Zgjedhjet nuk shtyhen

Kryeministri Rama: Zgjedhjet nuk shtyhen

23
SHPËRNDAJE

TIRANE-Kryeministri Edi Rama e ka nisur me batuta fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare, ndërsa konfirmoi edhe njëherë qëndrimin e qeverisë; zgjedhjet do të mbahen në 18 qershor.

“Ndaj për çfarëdolloj paqartësie, data e zgjedhjeve nuk shtyhet. Pavarësish se Barcelona do të kualifikohet, shanset e PD për të qeverisur janë njësoj sa shanset e Saliut për të fituar sezonin. PD duhet të marrë shembull nga Barcelona që nuk kërkon shtyrje të datës së ndeshjes me Juventusin. Saliu i Lulit nuk do vettingun se nuk do zgjedhje, Luli i Saliut nuk do zgjedhje se nuk do vettingun. Ata kërcënojnë në emër të popullit dhe nuk guxojnë të dalin nga çadra për tu gjykuar nga populli. Çadra është e tyre, në 18 qershor janë zgjedhjet e popullit. Të dashur miq dhe të dashur shok e bëmë të hapur këtë mbledhje për të qenë se bashku.”, tha Rama.


Kryeministri Edi Rama ka komentuar dhe koalicionin me LSI, aleatin në qeverisje.

Nga Asambleja Kombëtare e PS-së, ai ka dhënë disa versione në lidhje me faktin se si shihet kjo aleancë, ndërsa ai tha se puna në koalicion matet me punën e bërë në këto vite qeverisje. Por, kreu i qeversë nuk e ndali as ‘shuplakën’ ndaj LSI, duke shtuar se kjo e fundit ‘thumbon’ sipas tij ministrat më të suksesshëm.

“As e kemi diskutuar dhe as do ta diskutojmë deri në çastin që jemi koalicion. Ka të tjerë ndër ne që e shohin si martesë të ezauruar, disa si mëkat. Arsyet e këtyre përjetimeve janë nga më të ndryshmet, herë të drejta, herë të pajustifikuara. Herë të ekzagjeruar, herë të sajuara. Jashtë nesh e quajnë një marrëveshje për pushte, e ngjyrosin sipas ngjyrave të portaleve, sa për mua cilësia e këtij partneritet nuk matet as me sasinë e helmit, ku më shumë hedhin partneritet tanë në ujin helmues. Por matet me atë që duam të bëjmë shtet. Matet me faktet dhe shifrat. Jo me sa rrallë flet dhe sa herë flet dhe me sa qejf i thumbon ministrat tanë. Nuk matet me sa shumë mungojnë ministrat e LSI në Parlament, por matet me të vërtetën. Jemi 3 vjet ditë larg kohës kur arsimi i lartë ishte me diploma pa vlerë. Sulmet e LSI për reformën janë si ‘kofini pas të vjelave’ të reformës.”, tha Rama.
Ndër të tjera Rama tha se: “Sot e duan pushtetin si një pizë në çadër. Mësuesit edhe profesorët përfituan një rritje prej 10% kurse mjekët 13%. Por e gjitha kjo nuk është e mjaftueshme për Shqipërinë e mirëqenies. Ne do bëjmë një beteje të paepur dhe do vazhdojmë me këmbënguljeje të pranojmë se për shqiptarët të zihen se kë parti duan më shumë, por nuk kanë arsye të kuptojnë se kush parti i duhet vendit. Ajo quhet PS e Shqipërisë. Kjo parti nuk mund të jetojë në mëngjes me kënaqësinë e atyre që u bënë në darkë. Por jeton me atë që duhet bërë gjatë ditës së re. Ka ende shumë familje dhe të rinj që nuk kanë asnjë zanat dhe nuk arrijnë të hyjnë në punë me diploma pa vlerë të disa universiteteve që mbyllëm. Premtimi i vetëm në këtë rrugëtim 75 ditor është të vazhdojmë betejën për të siguruar vende të reja pune. Drejtësi dhe punë, punë dhe drejtësi për Shqipërinë që duam , pasi ndryshe nuk e mbajmë dot emrin e madh të PS. Motra dhe vëllezër 75 ditë për të mos parë majtas dhe djathtas por për të parë vetëm para. Ju themi të gjithëve partinë e mbani për vete, Shqipërinë e kemi bashkë. Ka vetme një parti që nuk e do pushtetin për të veten, por për gjithë qytetarët. Tek PS asnjë familje nuk do mbetet mbrapa. Rroftë PS. Rroftë Shqipëria”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.