Kryeministri Rama shkarkon Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri 

Kryeministri Rama shkarkon Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri 

68
SHPËRNDAJE

Saimir Tahiri nga sot nuk do të jetë më ministër i Brendshëm. Më herët në media u fol se ai i kishte paraqitur dorëheqjen kryeministrit, Edi Rama por burime të besueshme qeveritare pohojnë përse ai është shkarkuar nga detyra sapo Rama ka ardhur nga Gjermania dhe nuk është larguar me vullnetin e tij.

Të njëjtat burime pohojnë per “Ballkanweb” se në postin e tij do të emërohet me shumë gjasë, Niko Peleshi, i cili njëherazi do të mbajë edhe postin e zv/kryeministrit.

Shumë enigma shoqërojnë largimin e Tahirit nga ministria e Brendshme, pasi më shumë se një koncension për opozitën shkarkimi i tij nga burime të besueshme pranë mazhorancës interpretohet si një koncension për LSI-në, që e ka kritikuar atë mjaft ashpër.
Burime pranë qeverisë thanë  se z.Tahiri pritet të dalë gjatë ditës së sotme për të deklaruar ne lidhje me “doreheqjen” apo “shkarkimin”
I cilësuar nga opinioni publik si një nga ministrat më të suksesshëm të kabinetit Rama, Tahiri ishte vënë prej kohësh në qendër të akuzave të PD-së dhe opozitës.
Dorëheqja e tij shihet si një lëvizje e përgjegjshme e mazhorancës për të zgjidhur krizën politike të provokuar nga PD, krizë e cila ka bllokuar jo vetëm jetën parlamentare, por edhe raportet e Shqipërisë me SHBA dhe BE.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.