Kryeministri Rama publikon raportin e dëgjesave për Fierin 

Kryeministri Rama publikon raportin e dëgjesave për Fierin 

1994
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama publikoi pasditen e së dielës pasqyrën zgjedhore dhe raportin mbi dëgjesat e zhvilluara me qytetarët e qarkut të Fierit.
Në vijim të raportimeve të publikuara edhe në ditët e kaluara, qytetarët fierakë kanë bërë të ditura problemet në dëgjesat që kanë pasur me deputetët e rinj të zonave të tyre.

Duke ftuar qytetarët e Fierit të bëjnë sugjerime apo ankesa për problematika që nuk janë në këtë raport, Rama rendit disa nga shqetësimet e ngritura nga banorët e Fierit.
Qytetarët rendisin si problematike përfundimin e procesit të legalizimeve në qytet (153 herë); fusha e mbetjeve dhe ndotja që vjen prej saj e zjarreve që bien në të (127 herë); zbatimi i projektit të sistemimit të qendrës së Fierit, prishjet dhe sistemimi i shpateve në lumin Gjanica dhe kthimi i tyre në identitet (125 herë).
Po ashtu në raport kërkohet shtimi i hapësirave të gjelbërta dhe ndërtimi i një parku të madh përbri lumit Gjanica ose pyllit të Levanit (97 herë); të përfundojë projekti i ujësjellës- kanalizimeve për qytetin. KfV ka bërë 40 për qind të qytetit dhe pritet të përfundojë pjesa tjetër (93 herë); punësimi i të rinjve bazuar në aftësitë profesionale të tyre, duke bërë kështu të mundur rritjen e cilësisë së shërbimit në institucionet përkatëse (74 herë).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.