Kryeministri Rama ne samitin e Kartes Adriatikut, perseri ndryshe te tjereve

Kryeministri Rama ne samitin e Kartes Adriatikut, perseri ndryshe te tjereve

39
SHPËRNDAJE

 Veshja e kryeministrit Edi Rama në Samitin e Triestes disa ditë më parë u komentua shume per shkak se u paraqit me atlete, ndryshe nga gjithë perfaqesuesve te larte te shteteve. Të njëjtën gjë ka bërë edhe sot në samitin e Podgoricës. Gjatë ditës së sotme është mbajtur Samiti i Kartës së Adriatikut, ku zv.presidenti amerikan Mike Pence ka mbajtur një fjalim para kryeministrave të Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e tij, Pence foli për rrezikun e ndikimit rus në rajon, për mesazhet dhe pritshmëritë e presidentit Donald Trump apo për qëndrimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj ngjarjeve në Venezuelë.


Në këtë samit ishte i pranishëm edhe kreu i qeverisë Edi Rama, i cili ishte i ulur në rresht me kryeministrat e tjerë. Ajo që vihet re dhe që bie në sy menjëherë, janë atletet e bardha të kryeministrit shqiptar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.