Kreu i PD,Basha: Të arrestohet Saimir Tahiri dhe të ekstradohet!

Kreu i PD,Basha: Të arrestohet Saimir Tahiri dhe të ekstradohet!

60
SHPËRNDAJE

Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka bërë thirrje Kryeministrit Edi Rama për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, si kapiten i drogës, me rol të fuqishëm në trafikun e drogës ndërmjet Shqipërisë – Itali.

Para mediave, Basha deklaroi sot se erdhi ora e vendimeve të mëdha që Tahiri të arrestohet dhe procesi të nisë pa vonesë, duke iu referuar arrestimit të Moisi Habilajt, personit të denoncuar 4 vjet me radhë nga PD-ja si njeriu kyç që e lidh ish-ministrin e Bredshëm me trafikun ndërkombëtar të drogës.

“Moisi Habilaj njihet si kushuriri i Saimir Tahirit, ish-ministër i Brendshëm i Shqipërisë për 4 vjet. Për 4 vjet, PD-ja ka denoncuar lidhjet e Habilajt me Tahirin. Mbi 1400 herë, Rama e ka marrë në mbrojtje, Saimir Tahirin dhe ka refuzuar të marrë hapat ligjorë ndaj tij edhe pas denoncimit të Dritan Zaganit, ish-shefit të Antidrogës në Fier, që tha se banda përdorte Audin personal të Tahirit për trafik.

Por Rama hesht prej 24 orësh që kur Moisi Habilajt është në pranga.Partnerët strategjikë prej vitesh dhe prej muajsh i kanë vënë Ramës në dispozicion, materiale të padiskutueshme ndaj Tahirit, rolin e tij si ministër në trafikun e drogës Shqiëpri – Itali.

Rama ka refuzuar të ndërmarrë hetim, por e ka mbrojtur dhe në mandatin e tij të ri e ka emëruar si koordinator të PS me qytetarët. Ne e dimë se është çështje orësh që informacionet e vëna në dispozicion nga partnerët e huaj për lidhjet e Ramës me Ramës do të bëhen publike dhe janë në dispozicion të Ramës.

Çfarë pret Edi Rama?! T’i vërë prangat dhe ta ekstradojë, si një nga kapitenët e drogës?! Nuk pres përgjigje nga Rama. Rama e ka mbrojtur edhe pse e di që ai është mbrojtës dhe përfitues direkt i Habilajve. Erdhi ora e vendimeve të mëdha që Tahiri të arrestohet dhe procesi të nisë pa vonesë,” deklaroi Basha.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.