KQZ:Ja pjesëmarrja në votime për çdo qark dhe në total

KQZ:Ja pjesëmarrja në votime për çdo qark dhe në total

40
SHPËRNDAJE

Zëdhënësja e KQZ-së, Drilona Hoxhaj në konferencën e sotme për media ka bërë të ditur se pjesëmarrja në votime në rang vendi ka shkruar në 45.17%.

Sipas KQZ-së, deri në orën 21:40, 496 qendra votimi ose thënë ndryshe 46.55% e qendrave të votimit, kanë hedhur të dhënat për pjesëmarrjen e qyteteve në votime.

Fier – 44.87%

Berat – 46.77%

Dibër – 54.9%

Durrës – 40.77%

Elbasan – 46.49%

Gjirokastër – 46.5%

Korçë – 48.65%

Kukës – 53.38%

Lezhe – 44.7 %

Shkodër – 42.3 %

Tiranë – 48.62%

Vlorë – 35.69%
Total – 45.17% e qytetarëve kanë marrë pjesë në votime.

Drilona Hoxha u ka bërë thirrje të gjithë komisionarëve të qendrave të votimit që të hedhin dhe të komunikojnë me qendrën e të dhënave të komisionit zgjedhor dhe të përcjellin të dhënat në sistem, pasi këtë nuk po e bëjnë në mënyrë të rregullt.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.