KQZ nderpret mandatin deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica

KQZ nderpret mandatin deputetëve Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica

67
SHPËRNDAJE

KQZ-ja ka vendosur që ti heqë mandatin dy deputetëve, Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica.Për heqjen e mandatit të Rakipit dhe Rehovicës, ishte prokuroria e përgjithshme që bëri kërkesë pasi nuk kishin deklaruar të dhënat në formularin e dekriminalizimit.

Vendimi është marrë me shumicë votash, 5 pro dhe 1 kundër.

Aqif Rakipi dhe Gledion Rehovica rezultojnë të ndaluar në Itali për vjedhje nën emra të rremë e të ndaluar nga drejtësia Italiane. Zbulimi i tyre është bërë përmes krahasimit të gjurmëve të gishtave nga Interpol Tirana dhe Interpol Roma.

Në raportin e Prokurorisë shkruhet se deputeti Aqif Rakipi është ndaluar në Itali për vjedhje në 3.11.1998 nën emrin Skënder Ejylbegaj dhe këtë ai s’e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit.

Po ashtu, Gledjon Rehovica, nën emrin Kusta Mina, është raportuar për vjedhjen e një dyqani në Itali në 27.02.1999, fakt që s’e ka deklaruar në kuadrin e ligjit të dekriminalizimit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.