KLSH:Shkelje në 154 institucione, 534 milionë euro dëmi buxhetit të shtetit

KLSH:Shkelje në 154 institucione, 534 milionë euro dëmi buxhetit të shtetit

37
SHPËRNDAJE

Zyrtarët e shtetit dhe nëpunësit publikë i kanë shkaktuar të paktën 534 milionë euro dëme ndaj buxhetit në 2 vite e gjysmë. Shifra, e cila është sa 5.3 për qind e Prodhimit Kombëtar është bërë publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin e sapopublikuar për vitin 2016. Sipas raportit, gjatë vitit të kaluar enti më i lartë auditues i shtetit ka ushtruar 154 kontrolle të plota në institucione apo kompanitë publike.

Por, edhe pse kontrollet janë kryer vitin e kaluar, shkeljet e zbuluara në to i përkasin periudhës nga 1 janari i vitit 2013, deri në shtator të 2016-ës. Sipas KLSH, nga totali i dëmeve të zbuluara, 346 milionë euro janë shkelje të disiplinës financiare me pasoja negative në buxhetet e institucioneve të audituara, ndërsa pjesa tjetër, prej 188 milionë euro janë parregullsi në të ardhurat, apo shpenzimet e kryera.

Brenda këtij zëri shkeljet më të mëdha i përkasin privatizimit dhe dhënies me qira të pronës publike me rreth 110 milionë euro, si dhe abuzimeve në tendera dhe prokurime me rreth 25 milionë euro.
Auditet 

Nga auditimet e ushtruara gjatë kësaj periudhe janë konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 25,4 miliardë lekë, afërsisht 188 milionë euro1. Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 46,8 miliardë lekë, 346 afërsisht milionë euro, nga e cila: 35,9 miliardë lekë në fushën e të ardhurave dhe 10,925 milionë lekë në fushën e shpenzimeve.
Në total janë konstatuar shkelje në shumën 72,3 miliardë lekë, afërsisht 534 milionë euro. Këto shkelje financiare përgjithësisht i përkasin veprimtarisë ekonomiko-financiare për periudhën kohore 2013-2015, përcaktuar për çdo subjekt të audituar në programet e auditimit dhe pjesërisht periudhës kohore 2015-deri në shtator 2016.
Kallëzimet

Gjatë kësaj periudhe, nga ana e KLSH-së janë bërë 49 kallëzime penale për drejtues të rangut të mesëm dhe të lartë, e konkretisht në këto institucione: Autoriteti Rrugor Shqiptar (drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së në cilësinë e kryetarit të Këshillit Teknik, 4 anëtarë të grupit të hartimit termave të referencës dhe përllogaritjes së fondit limit), për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike.
Nga Drejtoria e Policisë së Shtetit (kryetari dhe 3 anëtarë të grupit të hartimit të referencave, kryetari dhe 3 anëtarë të KVO). Të kallëzuar janë edhe punonjës të Autoritetit Rrugor Shqiptar, përcjellë materialet e auditimit për vlerësim prokurorisë.
Nga Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (mjeke nefrologe), nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (3 anëtarë të KVO). Nga Spitali “Shefqet Ndroqi” (drejtor i Spitalit) dhe një sërë institucionesh të tjera.
Dëmi në tatim taksa, shuma 1,8 miliardë lekë

– Autoriteti Rrugor Shqiptar, në vlerën 5,067 mijë lekë.

– Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në vlerën 1,049 mijë lekë.

– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në vlerën 898 mijë lekë.

– Bashkia Skrapar, në vlerën 341,682 mijë lekë.

– Bashkia Poliçan, në vlerën 521 mijë lekë.

– Bashkia Përmet, në vlerën 198 mijë lekë.

– Bashkia Belsh, në vlerën 115 mijë lekë.

– Bashkia Lezhë, në vlerën 26 mijë lekë

– Bashkia Mallakastër, në vlerën 17 mijë.

– Bashkia Mirditë, në vlerën 11,750 mijë lekë.

– Bashkia Elbasan, në vlerën 7,673 mijë lekë.

– Bashkia Lushnje, në vlerën 2,992 mijë lekë.

– Bashkia Maliq, në vlerën 1,057 mijë lekë.

– Bashkia Has, në vlerën 9,193 mijë lekë.

– Bashkia Pogradec, në vlerën 195 mijë lekë.

– Bashkia Fushë-Arrëz, në vlerën 1,950 mijë lekë.

– Bashkia Përrenjas, në vlerën 1,145 mijë lekë.

– Bashkia Libohovë, në vlerën 7,317 mijë lekë.

– Bashkia Librazhd, në vlerën 12,542 mijë lekë.

– Bashkia Devoll, në vlerën 4,677 mijë lekë.

– Bashkia Dibër, në vlerën 1,803 mijë lekë.

– Drejtoria Rajonale Mjedisore, Tiranë, në vlerën 2,066 mijë lekë.

– Drejtoria Rajonale Mjedisore, Durrës, në vlerën 1,409 mijë lekë.

– ZVRPP Berat, në vlerën 578 mijë lekë.

– ZVRPP Kukës, në vlerën 223 mijë lekë.

– ALUIZNI Elbasan, në vlerën 59 mijë lekë.

– ALUIZNI Berat, në vlerën 57 mijë lekë.

– Njësia e tatim paguesve të Mëdhenj, në vlerën 713,122 mijë.

– Drejtoria Rajonale Tatimore Tiranë, në vlerën 464,474 mijë lekë.

– Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier, në vlerën 107, 380 mijë lekë.

– Drejtoria Rajonale Tatimore, Gjirokastër, në vlerë 102,702 mijë lekë.

– Drejtoria Rajonale Tatimore, Korçë, në vlerë 75,884

– Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në vlerën 1,080 mijë lekë
Dëmi në Doganat 

– Dega Doganore Fier, në vlerën 1,970,293 mijë lekë.

– Dega Doganore Tiranë, në vlerën 383,887 mijë lekë.

– Dega Doganore Durrës, në vlerën 321,565 mijë lekë.

– Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, në vlerën 91,275 mijë lekë.

– Dega Doganore Kakavijë, në vlerën 89,544 mijë lekë.

– Dega Doganore Qafë-Thanë, në vlerën 33,431 mijë lekë.

– Dega Doganore Qafë-Botë, Sarandë në vlerën 27,197 mijë lekë.

– Dega Doganore Rinas, në vlerën 18,418 mijë lekë.
(GazetaShqiptare)

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.